Ja si mund ta bëni baterinë tuaj që të zgjas.
Bateria është shqetësimi kryesor për përdoruesit e smartphone-ve,madje të rinjtë nuk largohen nga shtëpia pa karikues me vete. Por artikulli më i fundit nga Atbatt, zbulon disa sekrete për të bërë baterinë të zgjas më shumë.
Është e rëndësishme të dini se dridhja e telefonit (vibration) harxhon më shumë bateri se zilja, kështu që duhet shmangur.
Shumë prej nesh preferojnë që të shohin ngjyra të theksuara në aparatin celular, por drita është një tjetër armik i baterisë,ju duhet ta errësoni pak ekranin tuaj.
3G dhe Wi-Fi preferojmë që t`i lëmë ndezur edhe nëse nuk i përdorim, por edhe këto janë në dëm të baterisë.
Sugjerohet gjithashtu që të mbahet larg temperaturave ekstreme. Në rast se telefoni është me kasë, gjatë karikimit ju duhet t`ja hiqni, sepse krijohet nxehtësi e dyfishtë./E.B
Add new comment