Ja përse Taylor Swift turpërohet nga jeta e saj private.
Lidhjet e saj kanë qenë kryeqendra e thashethemeve vite më parë. Taylor Swift ishte gjithnjë në krahët e një mashkulli të famshëm, zakonisht këngëtar, megjithatë dallonte për dëshirën që kishte për të mos qëndruar për shumë kohë pranë tij. Kur është pyetur përse ndërronte aq shpesh partnerët,Taylor u përgjigj fare thjeshtë:’Për famë’.
Sidoqofte tani kaluan vite dhe ajo është rritur jo vetëm në moshë, por dhe nga pikëpamja intelektuale. Në intervistën për Glamour, Taylor thotë se ndihet e turpëruar nga jeta e saj private, pas ndryshimit drastik që bëri me romancat. Për dy vite Taylor nuk pranoi të bëhej e dashura e askujt, dhe këtë fakt komedianet e përdorin shpesh për të bërë publikun të qesh në ndarjet e cmimeve.
‘Nuk është e lehtë për mua të nis një lidhje’ thotë Taylor ’Jam shumë e zënë kështu që nuk mundem.Dhe është dicka e mirë kur ndihesh e pavarur, ndjej që për momentin miqtë janë gjithcka për të cilën kam nevojë. Por është dicka e vështirë dhe ndonjëherë turpërohem. Komedianët më kanë bërë të vuaj nga turpërimi në publik me komentet e shumta për jetën time private dhe kjo nuk është e drejtë.’/E.B
Add new comment