Historia e tmerrshme e nënës te cilës bashkëshorti i rrëmbeu të bijën për ta dërguar në një vend kaotik

Postuar në 30 Janar, 2015 11:15

Kjo është një histori ndryshe nga të zakonshmet, dhe mbase disi e ngjashme me ate që ka ndodhur vitin e kaluar në Kosovë ku babai rrëmben të birin për të shkuar në Siri, por kjo është një dhimbje që ka nisur dy vite më parë dhe ende nuk ka përfunduar.

 

HISTORIA E FAMILJES SË ZONJËS SZYMANOWICZ

 

Në vitin 2002 Zonja Szymanowicz udhëtoi nga Polonia vendlindja e saj, drejt Mbretërisë së Bashkuar për një jetë më të mire, dhe takoi atë që më vonë u kthye në bashkëshortin e saj. Mahed Belaid ishte thjeshtë një shpërndarës picash nga Libia me të cilin Z. Szymanowicz u dashurua marrëzisht. Pasi nisën një lidhje, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe më pas në jetë erdhi një ëngjëll që ia vendosën emrin Talia. Kishte vetëm 15 javë qe kishte ardhur në botë në momentin që babai i saj e rrëmbeu nga ngrohtësia e nënës.

Zonja Szymanowicz e cila dëshpërimisht kërkon ndihmë për të patur sërish në krahë të bijën, rrëfen:”Zemra ime është e thyer, madje nuk mund ta shpjegoj dhimbjen as me fjalë. Dëshiroj shumë që të shoh edhe një here vajzën time të bukur. Qaj çdo ditë të jetës për të. Ishte vetëm 15 javëshe kur e rrëmbeu nga unë, dhe tani Talia ka mbushur 2-vjec. Ka kaluar një kohë e gjatë pa e parë, ndihem bosh. Ajo që Belaid më ka bërë kalon kufirin e cdo mizorie në botë. Ky është një makth që duket sikur nuk do të mbarojë asnjëherë. Ju përgjërohem më ndihmoni të jem sërish me time bijë!”

 

E pyetur se si ka ndodhur rrëmbimi Zonja Szymanowicz kujton me lot ne sy:”Ishte një ditë krejt e zakonshme, shkuam si familje për të bërë pazar në qytet. Gjatë kohës që unë po blija disa veshje për vajzën time, bashkëshorti më tha se do të shkonte për të pirë dicka në një bar këtu pranë me Talian, në ate moment ai e rrëmbeu dhe shkoi së bashku me të në vendlindje në Libi.” Më pas ajo shpjegon se mori një telefonatë nga Belaid (që ndodhej në Tunizi në ate moment) i cili i tha se në këtë menyrë po i jep një mësim shumë të vlefshëm. Zonja Szymanowicz  është ndarë nga e bija që në nëntor 2012 dhe e ka parë vetëm disa here nëpërmjet Skype, me ate të telefonatave që kanë zgjatur shumë pak minuta. Por ajo që i dhemb më shumë është se Talia as që ja ka idenë kush është Z. Szymanowicz, dhe quan ‘NËNË’ gjyshen e saj e cila kujdeset për të në Libi. Akualisht Belaid ndodhet pas hekurave, sepse sapo shkeli në aeroportin Britanik u arrestua dhe ende bën rezistencë, duke dënjuar të rikthejë në krahët e nënës Talian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.