Harta fetare e botës: 33.39 për qind të krishterë dhe 22.74 për qind myslimanë

Tanimë kemi dhe një hartë fetare të botës. Madje të ndara në përqindje. “Lajmi" i Shkupit duke iu referuar "The World Factbook" bën të ditur se numri i popullsisë në botë është 7.095.217.980. Kjo shifër është parë parasysh sipas të dhënave të korrikut të një viti më parë, raporton "The World Factbook".
Nga popullsia totale e globit, numri i të krishterëve është 33.39 për qind, nga të cilët, 16.85 për qind janë romano-katolikë, 6.15 për qind janë protestantë, 3.96 për qind janë ortodoksë dhe 1.6 për qind, anglikanë.
Përsa u takon besimeve të tjera fetare, rezulton se 22.74 për qind janë myslimanë, 13.8 për qind, hindu, 6.77 për qind, budistë.
Vlerat më të ulëta i kanë sikh-ët me 0.35%, hebrenjë, me 0.22% dhe baha-it me 0.11%. Në kategoritë "besime të tjera" bëjnë pjesë 10.95% e popullsisë, ndërsa jo-fetarët, 9.66%. Ndërsa ateistët përbëjnë 2.01% të popullsisë së botës.
Të krishterë janë 2.1 miliardë, myslimanë 1.6 miliardë, joreligjiozë/angnostikë, ateistë 1.1 miliardë, hindusë 1 miliardë, kinezë me religjion tradicionalë 394 milionë, Budistë 376 milionë, hebrenj 14 milionë.
L.V
Add new comment