Gruaja tregon me guxim historinë e tmerrshme:’Nuk e di kush nga fëmijët e mi është produkt i përdhunimit nga babai tyre.’
Një grua e quajtur Theresa është njohur me Paul Clarke në moshën 12 vjecare, dhe pikërisht ky person për tre dekada u kthye në bashkëshortin e saj, e jo vetëm. Ai ishte thjeshtë bashkëshorti përpara ligjit sepse një bashkëshort i vërtetë nuk do të përdhunonte gruan e tij . Në intervistën e saj nëna e gjashtë fëmijëve rrefen se për 3 dekada ai e ka përdhunuar sistematikisht, dhe nuk di cili nga fëmijët është produkt i përdhunimit nga babai i tyre.
Për vite të tëra ajo ka jetuar me frikë duke qenë se ai abuzonte edhe me alkolin. Shpesh ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj Theresa, madje hera e fundit ishte në një piknik në sy të miqve. Gruaja shton në intervistën e saj se shpesh e ka lidhur në shtëpi dhe e ka rrahur, por nuk mund të largohej sepse rrezikonte që ai ta vriste bashkë me fëmijët. Sic edhe ndodh rëndom në të tilla raste, Paul shtirej si një baba ideal në sy të personave të tjerë por në shtëpi dhuna fizike ushtrohej edhe ndaj fëmijëve.
Për momentin ai është në burg pas denoncimit nga ana e ish bashkëshortes Theresa, dhe 2 grave të tjera që e akuzuan se ai i ka përdhunuar. Por kjo nuk e pengon Theresën të mos frikësohet për një hakmarrje të mundshme në vazhdim. Ndonëse kjo grua mund të jetë e frikësuar, fëmijët e saj ushqejne ndjenja të tjera, vajza 11-vjecare është e mbushur me mllef ndaj tij. Carly i ka dërguar një letër në burgun ku ndodhet babait të saj.
E vogla shkruan:’I dashur Paul! Ti nuk mund ta kuptosh sa e lënduar që jam ! Qe kur mami të la ty gjithcka që kam kerkuar ishte të më doje. Kur më ke goditur, më ke vënë epitete të turpshme, me ke bërë të ndihem e pavlerë. Kështu vazhdoj të ndihem edhe tani. Kurrë sme ke sjell një kartolinë për ditëlindje, KURRE, i thoja vetes se do të ndryshoje por jo. Ti më ke thënë se ke tumor në kokë! Më premtove se do të ndryshoje! Më ke gjuajtur dhe goditur me grushta! SHPRESOJ TË QËNDROSH GJATË NË BURG SEPSE PËRDHUNOVE MAMIN! Kurrë në jetën tënde mos më quaj Bija ime! Është turp për mua që jam fëmija yt! Je thjeshtë një pisllëk i pavlerë, për të cilin nuk më intereson më!
TE URREJ CARLEY! ’
Përgatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mail
Add new comment