Gjumi do të ndikojë në kujtesën tuaj në moshë të thyer! Detajet dhe këshillat nga studimet e fundit
Gjithnjë e kemi ditur se gjumi është një nga pikat kyçe në jetën e njeriut, ka ndikim të menjëhershëm në përqëndrimin tonë, në stresin gjate ditës e kështu me rradhë. Megjithatë studimet e fundit provojnë se gjumi ndikon edhe në kujtesën e njëriut gjatë moshës së thyer. Që do të thotë tetë orarëshi që ne plotësojmë në mbrëmje me gjumë, do të jetë efektiv në një të ardhme të largët. Por që kur të plakemi të kemi një kujtesë pa shumë të meta, moshat e reja dhe të mesme duhet të tregohen strikt në këtë aspekt.
Të rriturve i rekomandohen 7-8 orë me gjumë ne mbrëmje, pra sipas kërkimeve në moshën 85 vjeçare një person do të ketë shpenzuar 250.000 orë duke fjetur, ose e thënë ndryshe më shumë se 10.000 ditë të jetës në gjumë, diçka që ekspertët sigurojnë se nuk është aspak humbje kohe.
Add new comment