Geroge Clooney lavdëron bashkëshorten:’Ajo është e zgjuara në këtë mes.’
George Clooeny-t në një mbrëmje bamirësie ku ishte i pranishëm tregoi qartë se bashkëshortja e tij Amal është më e zgjuar se ai.
Saktësisht po flitej për vendet ku ky fondacion bamirësie kishte ardhur në ndihmë. Dhe në fjalimin e tij duke pyetur veten tha:’Nuk janë shumë vende që ne kemi ndihmuar. A janë 500 vende? Megjithatë nuk mund të bëj një llogari të saktë gruaja ime është e zgjuara në këtë mes.Ajo po përpiqet të nxjerr nga burgu një djalë në Egjipt, dhe po punon shumë. Është e zonja, dhe ka shumë gjëra për të bërë. Jam shumë i lumtur, jeta si një mashkull i martuar është e mrekullueshme. Jam tërësisht i dashuruar me gruan time, dhe jam krenar për të. Nuk mund të isha më krenar se kaq për gjërat që ajo bën. ’
Pergatiti: Ester Bylyku
Burimi: Daily Mail
Add new comment