Gazeta “Express”: Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi takohen vëllazërisht

Gazeta “Express” në Kosovë publikon sot informacione mbi një takim “të ngrohtë dhe vëllazëror” mes akademikut të njohur Rexhep Qose dhe imamit Rexhep Krasniqi, i bërë i njohur për qëndrime që jo rrallë konsiderohen si radikale. “Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik Hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Akademiku Dr. Rexhep Qosja u dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Dr. Shefqet Krasniqit si dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë", citon “Express” një prej portaleve informative në Kosovë. Takimi ka tërhequr vëmendje për shkak të profilit publik të imamit Krasniqi.
Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,131033
s.z
Comments
Te mos harrojme profilin
<p>Te mos harrojme profilin cetnik te fjalimit te Don Anton Kqires nga foltorja e tij pergjat nje meshe ku i krahasoj 15000 viktimat e Srebrenicen me qente dhe po ashtu edhe 2 milion kosovare ''qej me bisht'' dhe Ish Presidenti B Topi e dekoroi si krenari te kombit biles edhe u perqafua me te.</p>
Add new comment