Frika e Georgevski: Censusi i ri, maqedonasit do jenë minoritet, shqiptarët po na kthejnë në vend mysliman

“Maqedonasit do të jenë një minoritet në censusin e ri në Maqedoni më 2021”. Kështu është shprehur Ljubco Georgievski, ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, lideri i partisë VMRO në një intervistë për "TV+". Ljubco Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet vendi i katërt mysliman në Europës pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjes. Georgveski shtoi se popullata lokale e Torbeshit dhe Boshnjakët ishin regjistruar si shqiptarë. Georgievski shprehet i qartë se politika të cilën ai synon është ajo e një kompromisi të shpejtë me Greqinë, lidhur me çështjen e emrit dhe hyrja e shpejtë e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Add new comment