A e festoi Berisha ditën e të moshuarve?
Sot, më 1 Tetor, është Dita e të Moshuarve. Si në çdo eveniment tjetër zoti kryeministër nuk mund ta humbiste rastin që të fliste para njerzve për arritjet e tij personale si një strateg dhe arkitekt i një Shqipërie, më të bukurën dhe me të suksesshmen në rruzullin tokësor, të cilën e njeh vetëm ai. Por dita e sotme kishte një veçanti të lumtur që reflektohej në fytyrën e kryeministrit dhe në takimet e përqafimet e tij me të pranishmit: ai ndodhej sot para bashkëmoshatarëve tij të moshës së tretë për t’iu folur atyre për arritjet e tij dhe si qeveria kishte bërë namin për të rritur pensionet që ata të mund të shtynin sadopak ditët që iu kanë mbetur. Ai tha se të moshuarit kanë dhënë një kontribut të çmuar për vendin me punën e tyre për dekada të tëra. Dhe të gjithë e njohim këtë kontribut të tyre dhe veçanërisht atë të kryeministrit për mbi 45 vjet, shumicën e të cilave gjatë sistemit komunist.
Me këtë në zemër e në shpirt dhe në ditën e të moshuarve, ne i urojme zotit kryeministër
PLEQERI TE MBARE!
dhe sa më shpejt ti hapë rrugë moshës së dytë të marrë në dorë fatet e vendit.
A.K.
Comments
Ti , Sali Ram
<p>Ti , Sali Ram Berisha</p><p>Pergjithmone qofsh mallku</p><p>Ti, qelbi i qelbit shqiptar</p><p>Mos te trete dheu kurr.</p>
Add new comment