Alban Skënderaj ka vjedhur këngën prej grekëve – thotë shtypi kosovar

Postuar në 14 Nëntor, 2012 14:11

Një pjesë e shtypit kosovar është marë sot me këngën fituese të festivalit Kënga Magjike. Koha Ditore e Bota Sot thonë se kënga e Alban Skënderajt është pothuajse identike me një këngë në gjuhën greke. Të përditshmet e Prishtinës kanë botuar edhe krahsimin me video mes dy këngëve.

Shkruan Koha Ditore: “Në Shqipëri nuk ndodh shpesh që të dëgjojmë këngë, të cilat fatkeqësisht janë të kopjuara nga këngë të huaja kryesisht të vendeve ballkanike, si Greqia, Bullgaria etj. E kjo normalisht ndodh me artiste te dorës së “dytë” apo siç rëndomë quhen pseudo artistët. Por, më befasuese është fakti kur kjo ndodhi shfaqet edhe te këngëtarët e suksesshëm dhe me tepër reputacion në muzikën shqiptare. Gjatë kërkimeve tona në internet hasëm në një këngë në gjuhën greke e cila çuditërisht ishte tepër e ngjashme për të mos thënë identike me këngën “Refuzoj” të Alban Skënderaj, i cili fitoi “Këngën Magjike” para disa ditësh...”

 

Videot e dy këngëve në adresën:

http://www.kohaditore.com/?page=1,6,123249

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ketyre gazetareve kosovare t&#39;i vije turp qe hedhin balte mbi nje artist te vertete si Alban Skenderaj. Sapo i degjova te dyja kenget dhe nuk asnje lloj ngjashmerie mes tyre, maksimumi mund te themi se mund te kene dy nota te ngjashme ne nje pjese te kenges dhe jane te dyja balada. Per te tjerat dhe nuk e them per patriotizem, por kenga e Albanit qendron shume here me lart se ajo &nbsp;e grekut. Edhe nje here turp ketyre pseudo-gazetarave qe bejne artikuj te tille te turpshem pa patur asnje njohuri mbi muziken thjesht per te mbushur gazetat. Gazetari e pavlere!</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Fatkeqesisht fillimi i kengeve eshte pothuajse identik. Kenget ndahen me pas por fillimi eshte identik. Gjera qe ndodhin sepse Po ato Nota jane. Edhe mund te jete rastesi.

Submitted by voica (not verified) on

<p>Rrofte Top Channel!</p><p>Revolucioni i vetem ne kete vend te llahtarrshem ne lidhje me te drejten e autorit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.