"Agon Channel” aludon për përfshirje të ambasadorit Gaiani në çështjen “Beccheti”. Dhe shton se “Enel” mund të jetë një nga “strukturat italiane”, që bashkëpunoi me palën shqiptare

“Agon Channel” ka zgjedhur të publikojë pyetjet e një interviste ende të parealizuar me ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani. Në kronikën e posaçme për këtë çështje, redaksia e lajmeve e “ACH” adreson për Gaianin disa pyetje që kanë interes edhe për opinionin publik shqiptar. Kështu ambasadori pyetet nëse kryeministri shqiptar, kur flet për “struktura italiane” që kanë bashkëpunuar me strukturat shqiptare për çështjen “Becceti”, e ka fjalën për “Enel” dhe ambasadën? Më tej, ACh shtron pyetjen nëse ka qenë vetë Gaiani që ka ushtruar presion mbi kryeministrin shqiptar për arrestimin e biznesmenit italian? Madje që prej një viti e gjysmë.
http://agonchanneltv.com/heshtja-e-ambasades-itliane-a-beri-...
s.z
Comments
Pyeteni Gaianin edhe per
Pyeteni Gaianin edhe per vilen personale qe po nderton ne Tirane.
Add new comment