“Lufta” me FNSH-në në Kamzë, një tjetër konflikt nga mosfunksionimi i shtetit

Përplasja e mëngjesit të djeshëm në Kamzë midis forcave të FNSH-së dhe një grupi civilësh u raportua gjerësisht në faqet e kronikës së shtypit si një konflikt i nisur për konkurrencën midis furgonëve dhe autobusëve për disa pasagjerë më shumë. Në fakt ishte më shumë se kaq. Nga shtypi sot, mësohet se pronarët e linjës së autobusit kanë qenë të licencuar për të bërë linjën Tiranë-Kamzë me autobus duke shlyer detyrimet në shtet. Por në këtë marrëdhënie shtet-privat kishin hyrë në mes furgonët duke iu pakësuar klientelën autobusëve. Pavarësisht kësaj, askush nuk ndërhyri për të zgjidhur këtë konflikt duke i hapur rrugën armëve.
Prej disa ditësh, personat e afërm të pronarit që kishte marrë licencën për autobusët, kishin ngritur një postbllok duke mos lënë asnjë furgon të marrë pasagjerë. (Postbllok nga civilë në mes të qytetit?!). Ngjarja kishte disa javë që zhvillohej dhe nuk ndodhi befas në një ditë. Në mungesë të një autoriteti më të lartë që do të vinte rregullin në treg duke lejuar aktivitetin e të licencuarit, personat në fjalë panë të vetmen rrugëzgjidhje vetëgjyqësinë. Mungesa e shtetit rrezikoi jetë të tjera njerëzish edhe kësaj radhe.
S.E
Comments
Shkurt dhe Sakte
<p>Shkurt dhe Sakte</p>
Se mos vetem per kete nuk
<p>Se mos vetem per kete nuk funksionon shteti. Ketu hyjne rrugacet brenda ne komisariat e rrahin policet.</p>
Add new comment