Për ta përmbledhur: Edi dhiu Amerikën(edhe veten), apo Amerika e dhiu punën?!
Në Shqipëri nuk ka skandale që të mund të vënë në lëvizje opinionin publik. Cilido qoftë akti, ai tashmë do të ketë me vete dy interpretime në vend se të kishte një kërkesë: zbardhje e së vërtetës.
Skandali i fundit me një ish-zyrtar të lartë të FBI-së po kalohet në këtë frymë: sipas Saliut dhe sipas të tjerëve. Në një shoqëri që quhet demokratike, kërkesa e parë e padiskutueshme do të ishte që i përfoluri, kryeministri i vendit, të sqaronte pozitën e vet dhe mandej të diskutohej nëse veprimet e tij në cilësinë e personit të zgjedhur dhe me pushtet janë në kundërshtim me ligjin, etikën, moralin, statusin etj..
Jemi larg atij standardi. Sepse jemi një shoqëri që ka si kulturë politike rrugaçërinë. Rruga e urren çdo të vërtetë dhe miraton vetëm forcën, jo si virtyt të përballjes, por si dominim amoral me çdo mjet që lejohet.
Aktualisht ka nisur mbrojtja e z. Rama nga gazetarët e njohur për lëpirje të çdo lloj eskrementi nën arsyetimin e mirënjohur: Saliu mor burra! Nën zë kalohet edhe si luftë pushteti mes klaneve që po incenerohen nga dita në ditë. Megjithatë, nuk ka mbrojtje që të përgjigjet për pyetjen:
Pse kryeministri i Shqipërisë, aleat strategjik i ShBA duhet të takohet me një zyrtar të FBI që përgjigjet për kundëzbulimin në një shtet të këtij vendi, në shoqërinë e një biznesmeni shqiptar që rezulton ortak i agjentit amerikan? Cili interes shtetëror, politik dhe institucional e justifikon këtë gjë?
Përgjigja e kësaj pyetjeje, tani që doli se McGonigal nuk ka raportuar tek eprorët për takimin me Edi Ramën, pra se takimi nuk ka qenë Zyrtar, është interes publik. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë se për cilat arsye kryeministri i këtij vendi zhvillon takime të kësaj natyre, ndërkohë që opozita ka gjithë të drejtën të dyshojë se për shkak të të dhënave që dolën dhe statusit të dikurshëm të McGonigal – i cilësuar trumpist në zyrat e FBI-së – në hetimin e lobimeve të ndryshme – ndaj saj janë ndërmarrë operacione financare dhe politike që synojnë asgjësimin dhe neutralizimin e saj politik.
Këto janë pyetje legjitime të cilat z. Rama duhet të japë përgjigje: këto janë pyetje që ambasadorja amerikane që na mbiu në ekran përditë, do të duhet t’i shtronte edhe publikisht, meqenëse ka folur për gjëra që nuk i takojnë.
Së fundmi, çështja në ShBA po shqyrtohet në suazën e një skandali shumë të madh pse McGonigal ka patur detyrë me rëndësi dhe se ai ka operuar për llogari të një shtetasi rus që kërkonte t’u shpëtonte kufizimeve të ligjit amerikan. Jo një rast spiunazhi, por korruptimi, çka na intereson edhe më shumë në Shqipëri dhe që ilustron se depërtimi i parasë nuk njeh imunitet. Dhe ndërkohë që ShBA ka vite që na predikon për korrupsionin, befas kapet keq në Tiranë prej dikujt të cilit i ka dhënë mbështetje që cenon realisht demokracinë në një vend si yni, ku një ambasadë është prej kohësh arbitër dhe gjykatës. Dil dhe buzëqesh pra për një herë të fundit zonja Kim se siç e tha ajo kolegia jote “e keni dhi punën mirë”.
s.zaimi
Comments
Heu bre
Redaksia, mund te me tregoni si e kuptoni shprehjen ne gegerisht "Filani shkoi me dhi", pra e kuptoni "filani shkoi ne wc" apo "filani shkoi per te kullotur shite". Ju faleminderit.
Me fal, po...
Titulli eshte i qarte o zotni, nuk thothe njeri "shkoi me dhi" qe ti te ngaterrohesh, eshte qarte "E dhiu punen", qe dmth eshte fjala jo per kafshet qumesht prodhuese por per te dhjeren.
Heu bre
Mbase keni te drejte, por une mendoj te kunderten, Amerika ka mundesi te kete dhjere Edin, pra mund ta shihni duke ruajtur dhite
Eh!
Nuk tha kush qe Edi dhiu Ameriken, se nuk e ka ate bythe. Thjesht Edi e dhiu, dmth e dhjeu.
Qarku qorr
Prape gjithe artileria perdoret per t'i rene nje kulle qe Rama nuk ka deshire as ta mbroje. Kjo eshte e keqja e madhe.
Nese ju jeni te sigurt se Rama ne ato takime ka diskutuar sekrete shteterore, apo planifikuar levizje kundra Amerikes, hallall gjithe bateria e sulmeve. Ne te kundert nese ato jane perdorur nga partneret dhe ky 'agjenti' per lobimin e nje kompanie nafte apo cfaredolloje, atehere ky muhabet mbyllet ketu.
Rama do dali pasi tollovia ta kete bere te veten te perserise refrenin dhe Ku ishim? Asgjekundi!. Shpresoni vetem qe t'i kete shkelur ne kallo Dajes Sam. Atehere po! Fatkeqesisht ai tjetri e ka dakmen ne balle dhe kjo e ben nderrimin e kuajve dhe me te pamundur.
Dhe nderkohe, koncesionet vene e vine e Rama me derrat e tij bejne kerdine (aq sa i dalin te pasurojne dhe sherbyeset e tyre)!
www.dorianrada@yahoo.com
Pyetja e pare, qe sipas zotit Zaimi, i duhet bere Rames, do te kishte kuptim nese nuk do te ishin ne loje qindramijera dollaret, qe miqte e Rames i kane dhene agjentit te FBI-se, dhe te arsyetuara nga vete FBI si para korrupsioni; e gjithe kjo e mbeshtetur ne prova konkrete. Sepse keshtu i bie te biem ne rrethanen e atij mikut qe ndiqte gjurmet e ujkut , kur ate e kishte si koplluq perpara syve!
E verteta eshte kaq e qarte dhe kaq e thjeshte madje, sa nuk ka vend as per interpretimin e Saliut apo Ramiut, salistve dhe ramistve; ajo eshte kaq e dukshme, sa nuk i le shteg as Saliut te spekuloje me te; thjeshte sepse nuk ka nevoje.
Add new comment