Tau-Land Justice për 21 janarin

Postuar në 24 Janar, 2023 12:05

Ka nisur këto 48 orë një zhurmë e madhe për drejtësinë mbi 21 janarin. Disa audiopërgjime fantazmagorike kanë dalë në skenë dhe në Partinë e Tau-Land Justice janë cilësuar menjëherë si provë për të pasuruar një padi të re kundër Sali Berishës. Sigurisht që Berisha ka mundësinë të bëjë padinë që nuk bëri ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit për thirrje publike për përmbysje të rendit kushtetues, organizim të protestës së dhunshme duke na dhënë një rast të gjithëve ta kuptojmë sesa seriozisht e kishte edhe tezën e puçit që po organizohej. Komisioni Hetimor që u ngrit asokohe ishte pikërisht për të presuar mbi hetimet penale të prokurorisë dhe u mbyll qetësisht me shtyrje afati.

Ajo që del zbuluar nga kjo hiçmosgjë që po shohim është e thjeshtë: Nuk e duan Berishën përballë, nuk e nxorën dot me non grata-n e çuditshme, po përpiqen ta bëjnë me 21 janarin. Kaq është halli i Tau-Jand Justice, drejtuar nga “shtetasi Taulant me numër …” dhe asgjë më shumë.

Heronjtë e vetëshpallur të asaj dite ku kushdo prej atyre që kemi qenë aty- mund të hante ndonjë koqe plumbi kot ndërkohë që të gjithë thoshin vetë “janë manovre” janë shërbyes të vanitetit personal më e pakta dhe shërbyes të përhershëm të zhurmës së paguar, më e keqja.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ke nje mungese koherence qe adi cte them. Pra sipas teje nuk i paska vra Edi ata te shkrete por Sala po me sa pare men e don prape ne piahtet ate zagar apo qe te vrase prape?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk e duan Berishën përballë, nuk e nxorën dot me non grata-n e çuditshme, po përpiqen ta bëjnë me 21 janarin. Kaq është halli i Tau-Jand Justice, drejtuar nga “shtetasi Taulant me numër …”

Jo or mik, keta ate duant e kene perballe S.B.-ne. Keta zvarrisin vendimet e gjykatave, keta nuk levizin gishtin per te mbrojtur nje ndertese publike (si SHQUPI qe eshte prone publike e zaptuar nga nje parti politike me dhune e me VKM-ra te turpshme), etj., etj. Mendo ti, a ka kundershtar me komod se SB-ja? Keto dosjet ghysmake qe shpien ne prokurori per njeri-tjetrin jane gudulisje te embla. Asnje nga PS e sotshme nuk ka ndermend ti preke as fijen e flokut SB-se. Nje i vdekur i pakallur eshte kundershtari me komod ne bote, kush mendon per te ta hequr ate nga rruga eshte armiku yt i vertete. Nese e kuptojne kaq gje dhe ata qe jane te tufa djathtas ndoshta behet dicka ne ate vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.