Çeku i bardhë i Edit

Postuar në 05 Janar, 2023 14:10

Largimi i Edi Ramës nga pushteti duket se duhet konsideruar si opsion përtej rregullave demokratike nëse të tilla ka në Shqipëri.

Tashmë nuk janë vetëm aktet e këtij individi në krye të qeverisë së inceneratorëve që përbëjnë kërcënim për një stabilitet logjik të këtij vendi, por edhe gjestet. Zoti Rama ndoshta e njeh veten për monark në këtë vend përderisa preferon t’i drejtohet popullit me zgjidhje të shpejta, operative, të drejtëpërdrejta. Një dorëshkrim i publikuar sot në Facebook e këtij njeriu, njofton se do ndërtohen tre stadiume të reja nëpër rrethet e Shqipërisë, të cilat do i nënshtrohen konkursit.

Dora e këtij njeriu është dorë ekskluzive në buxhetin e të ashtuquajturit shtet dhe ai vendos me humorin e vet nëse ka konkurs, apo jo, nëse do ndërtohet këtu apo atje, por edhe nëse do vijnë afganë apo nepalezë, ndërkohë që shqiptarët të grisin bythën e të shkojnë ku të duan.

Zhgarravina e Edit që doli sot në media mundet të jetë një banalitet, nga ato karakteriale të kësaj gjallese politike kënetore, por mund edhe të jetë një akt arrogance e kryeministrit që në krye të një shumice majmunësh që ulin e ngrenë dorën në Kuvend, qeveris me udhëzime dhe letra të hapura, tenderon mbarë Shqipërinë me shpresën se kështu ka tenderuar edhe vendin e vet në histori. Qeveris me çekun e bardhë ku shkruan shifrën që do.

Këtu nuk ka më asnjë pengesë institucionale përkundrejt një pushteti personal që ka në dorë mbarë asetet e këtij vendi dhe që i përdor me metodë unike të midesë së një njeriu. Nuk ka rregull loje që mund të kufizojë këtë perversion të një grupimi që ka për biznes të marrë paratë e buxhetit e t’i shndërrojë në pasuri private.

Edhe nëse do të harrojmë dhe rrëzojmë të gjithë këtë interpretim, mjafton të shohim raportin komunikues që z. Rama vendos me qytetarët për vepra publike për të kuptuar se askush nuk mund të ketë asnjë zë, asnjë lloj të drejte për atë që ndodh këtu. E hidhur dhe më mirë që është kështu, por aktualisht Shqipërinë e kontrollojnë një dorë pasardhësish të krushqve të dikurshëm që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me ata që e shkretuan këtë vend nga çdo gjë për 50 vjet. Jo thjesht Enver Hoxha me të vetët, por ata poshtë tyre, burokratët me kurriz të shtrembërt që zhbënë çdo etikë dhe dëshirë për këtë vend.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O vllai nrregull je ti me kte punen e krushqve por nje krushk dihet qe do rrije ne qoshe dhe eshte shume e qarte qe ti ke insistuar gjithmon se ai ven i takon Sales. Po e di si themi ne shqipnia mesme: qorr per qorr e kom n'oborr. Pranej mos e lodh lapsin kot. Nuk ka per te nodh.

Submitted by redaksia on

Ju nga Shqipnia e Mesme thoni shume gjera(gjona) ndoshta, puna eshte se une jam nga qoshja fare e ketij vendi, e jam pa fat te arrij te degjoj cka thoni Ju. Une po them qe Saliu dhe Ky mund te ulen ne nje tavoline se u takon njesoj. Dhe qe u takon njesoj, madje me te njejten veshje; kete s'ma ndryshon dot si mendim as mencuria jote e Shqipnise se Mesit. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pra po thu ti japim Sales gjysmen e sofres? Ku rruhesh ti plako?
Po pyes kshu ne pergjithesi po sidomos per ate te Mesit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Gojet e liga thone qe ky Edwin-i nip biologjik i ish monarkut eshte, keshtu qe mbase i takon te sillet keshtu, me siguri i ka treguar Baba Kristaqi kur ishte i vogel ndonje perralle me mbret dhe i ka thene s'ka gje o bir se mua nuk me la Enveri te merrnja fronin, megjithese nje karrige ma dha, po ti ta nderoç gjyshin (ate te vertetin, jo ate fallcon).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.