Kopili i shumicës
Busti i Mit’hat Frashërit, dëmtuar pak ditë më parë, është rikthyer i restauruar. Lajmin rrufe e bën me dije Zdromsi i kryeqytetit, që përmes një postimi shkruan se:
Rehabilitohet busti i Mithat Frasherit ne Parkun e Liqenit. Zero tolerance per vandalizimin ne qytetin tone!
Nje pakice e dhunshme dhe ndotese tek Skenderbeu, Ismail Qemali, Monumenti i Pavaresise apo Mithat Frasheri nuk do t'i imponohet kurre shumices qytetare dhe europiane!
Dakord me zero tolerancë ndaj vandalizimit, por pakica e dhunshme dhe ndotëse nga del vallë? Shtrohet kjo pyetje sepse duket se Zdromsi ka disa iluzione të çuditshme. P.sh duke stigmatizuar pakicat ai po do të kalojë idenë se vetë është shumicë, kur me shumicën e lidh vetëm banaliteti që e karakterizon shumicën në momentin e tufëzimit.
Për të tjerat ai është pakicë. Për pushtetin, për privilegjet, karrierën e pamerituar, për pasurimin për të cilin e akuzojnë e kështu me radhë.
Më tej akoma Zdromsi edhe flet në keqbesim, pasi pakicat i janë imponuar që çke me të shumicës; ata të kullave janë pakicë, nuk janë shumicë, apo jo? Dhe po ndërtojnë ku duan dhe sa duan.
Cila shumicë e prishi Teatrin në atë mënyrë? Shumica parlamentare?! Po padyshim që po, por nëse ka një pakicë ekskluzive kjo është shumica parlamentare. Sikundër është pakicë kurioze si fakt politik që kryebashkiaku nuk ka rreth vetes një Këshill Bashkiak që ta kontrollonte. Jo për faj të tij të themi të vërtetën.
Në fund, nuk dihet se pse një akt individual quhet vandalizëm, pasi mund të jetë edhe thjesht veprim banal; pse instrumentalizohet si aspekt i politikës së PD-së për të cilën aludohet. Ndoshta për të paketuar lajmin për atë shumicën që ka ndërmend ky person, që e do status quonë. Dhe në fakt këto janë shumicat formale dhe më të qëndrueshme, ato që duan status quonë. Ndaj këtu kemi mundësi të shohim shndërrimin e dikujt që ishte gati të bënte edhe Katilinën për të rrëzuar Diktaturën berishiane, kurse sot luan shëmtuar teatrin e popullit, për popullin, nga populli. Kopil, do thoshin në Tiranë. I shumicës, do shtonim.
s.zaimi
Comments
Shumica parlamentare pakice?
Shumica parlamentare pakice? E urren qe je pakice dhe ndihet ne gjithe fillin e asaj qe shkruan frustrimi i madh dhe perpjestimisht urrejtja. Erion Veliaj perfaqeson shumicen e zgjedhesve. Por ju jetoni akoma me idene se nuk duhet te vuaje 30% e popullsise qe eshte me e ndricuar,vetem se 70% jane injorante. Dhe me duket e drejte , vetem se ketu shtrohet pyetja: ne cilin krah qendron injoranca?
Shume e drejte kjo qe thoni.
Shume e drejte kjo qe thoni. Falemnderit!
Add new comment