Në bastionin e budallallëqeve

Postuar në 23 Dhjetor, 2022 13:30

Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë kundër asaj që i quan pretendime për ta shpallur Himarën minoritet.

Duke e quajtur një abasurditet historik një pretendim të tillë, PD-ja kalon në deklarimin se:

As mikstura, as gjuha nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër veçse bastion i shqiptarizmës

Iku kjo.

Para se të ndodhte kjo u raportua me burime policore se ishte ngritur në këmbë shteti shqiptar në Himarë gjatë vizitës së Mitsotakis pasi ishte marrë vesh se Marin Mema, ky Tele-Skënderbe do na ngrinte një dron në variantin Ballist Morina.

Mandej xudhinë e pasoi Presidenti Bajram Begaj që nuk donte gjatë vizitës në Finiq që të ishte aty flamuri grek, sepse i kishin thënë të thoshte se aty duhet vetëm flamuri shqiptar. Nuk e hoqën, ai nuk shkoi, a thua edhe në Presidencë do ketë dorë Marin Mema me gjithë arsenalin e budallallëqeve të veta që tashmë po kthehen në aktualitet politik. Do bëjë edhe Bajrami presidenti diçka që të mbahet mend, se ndryshe ça kuptimi do kishte!

Kjo është një karikaturë mejhanesh karakteristike për Shqipërinë ku jetojmë. Një vend pa kuptim e pa drejtim, ku budallallëqet kanë bastionin e tyre ekskluziv.

Një vend që ka frustrimin dhe kompleksin e vet, të ngjizur jo nga historia, por nga historiografia, si premisë për ato që i shpall si politika pozitive, kur në fakt janë asgjë më shumë sesa sinorët e një mjerimi të kthyer në himn nacional. Një vend me një elitë hajdutësh dhe hajnash, mbështetur nga autodidaktë të një shqiptarizme telenovelash dhe instagrami që merret seriozisht vetëm duke i thënë Lamtumirë!

Kush e do këtë Shqipëri kështu siç sillet e si vetëpërmirret, është më së paku në injorancë të pafajshme, ose në një keqbesim me të ardhmen e fëmijëve të vet. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ka qene vete ish Presidenti Berisha qe ka prere shiritin e shkolles greke ne Himare duke ua uruar kete shkolle grekeve etnike te Himares qe, tashme ua privon te drejten e tyre kombetare.
Keta zuzare nuk lene kuc e mac pa i shqiptarizuar, sa ne Serbi e sa ne Greqi e kudo ne Bote, por kur vjen puna ne Shqiperi, ua ndalojne lirine dhe te drejten e etnise.
Shikojuani surratin gjithe ketyre letyrave te shqiptarizmi!
M Mema, E Naqi, E Kocaqi (brumbull tollum) , S Guri apo A Llalla; keta qe a flasin per rrace e paster leshverdhe idhyro pidhazge alvanose, keta qe cirren per shqiptarizma e patriotizma puro shqiptare.....
Jane keta qe po t'i rreshtosh krah kinezeve, egjyptianeve dhe kurdeve te Iranit, ose po tua besh ADNne dalin te gjithe aziatike.

Te rroje Greqia se pa Greqine Sazan Guri dhe ajo topi i mishit me dy sy Kocaqja do te ishin duke jetuar akoma ne kasolle me balte. Fshataret te sojit te tyre me punen ne Greqi, ndertuan shtepite qe I gezojne sot ne Shqiperi.
Ajo Greqi mban sot te punesuar me dokumneta te rregullta mbi 700 mije shqiptare.
Duam apo nuk duam, pa Greqine nuk do te kishte Shqiperi me ekonomi te rregullt. Shqiptaret duan paqe e mireqenie.
Me nacionalizem ushqeni dhe genjeni kosovaret e Kosoves, perdorini ata per like ne programe tv-zive apo Faqebuqe se shqiptarit te thjeshte nuk i intereson nacionalizmi ne shek e XXI.

Submitted by Anonymous (not verified) on

u mor vesh puna jote qe ta paska thy greku xhomin e sahatit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.