Projekti i stadiumit dhe sllogani i kombëtares (Foto)

Postuar në 21 Prill, 2016 11:34

Projekti i stadiumit të ri kombëtar është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri e ka konsideruar stadiumin, të ngjashëm me atë të Juventusit.
Sipas Ramës, “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe në të mund të luhen edhe ndeshje të ekipeve të huaja, ose finale si ajo e Superkupës europiane. Ndërsa kreu i Federatës zbuloi edhe slloganin e kombëtares për fazën finale të Europianit, ku autobusi do të mbajë thënien, "Ti Shqipëri më jep nder".

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nje kulle e bukur duhej per te bere nje dore leke cunat. Se nuk shkon gjithe ky projekt pa bere nje dore leke ne nje zone qe Lali Fiku ja morri frymen duke i bllokuar Nene Terezen.

Per te konfirmuar madheshtine e ketij projekti pritet sondazhi i fundit i Zalos qe tregon nivelin e aprovimit 457% nga publiku i Tiranes. Biles ne respekt te rregullave te reja te stadiumeve ne Europe, tarraca mendohet qe te mbledhe dhe rreshjet per te qene self-sustainable. Por kjo do i shkaktoj pak probleme rritjes ekonomike te Zalos se shiu qe nuk del nga stadiumi per ne rruge nuk ndihmon zhvillimin e shpejt ekonomik. Per ta zgjidh kete problem duhet hartuar nje skeme koncesionare sa me shpejt, e cila do kete aprovim 628% sipas sondazhit te rradhes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.