Gjendet shpjegimi për ikjen masive të shqiptarëve: Fajtore, Media. Kultivon psikologji fataliste
Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:
Ne sot jetojmë në kohën që e keqja dominon mbi të mirën, si pasojë e medias, e cila po përjeton pushtetin më të fuqishëm që ka patur ndonjëherë mbi mendjet e shpirtërat njerëzore. Për këtë arsye, nga pushteti i katërt është kthyer dhe në pushtet të parë, paçka se nuk merr vendime ekzekutive si pushteti i parë klasik. Por ajo po formëson psikologjinë e turmave. Ikjet janë sot psikologji turme, të cilën nuk ka qeveri, sado të përkryer që mund të frenojë. Por kjo nuk e zhbën shpresën e së nesërmes. Në të menduarit historik për të tashmen, kuptojmë se çdo vend a çdo popull, në kohë të ndryshme ka përjetuar sfida e kohë të vështira, edhe shpopullimesh. Por me kohë është kuptuar se nuk ka qenë fundi por fillimi i një kohe të re
Më në fund një shpjegim bindës që të bën të…ikësh.
Comments
fiks fare se ketyre ju duket
fiks fare se ketyre ju duket sikur jetojme brenda ne televizor.... pika ...pika.
Se nuk e shohim cbehet ne terren e mbeten keta te na i thone.
tamam si muhabeti i Kim qe mundohet te na tregoje kush ehste Saliu: se nuke kemi pare per me shume se 3 dekada "demokraci".
Add new comment