Ambasadori izraelit në Beograd: Për Kosovën patëm presion për 12 vjet. Pastaj erdhi Trump
Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka dhënë disa ditë më parë një intervistë për revistën “Cord”. Përmes saj, Vilan ka dhënë disa komente mbi njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe ndikimi që kjo ka në marrëdhëniet dypalëshe. I pyetur mbi këtë temë, Vilan ka bërë një dalje ironike nga situata kur ka deklaruar se:
Pasoja imediate e njohjes së Kosovës ishte se ajo nuk është më nën juridiksionin tim
Për më tej, Vilan ka bërë këtë shënim:
Izraeli nuk ishte palë në marrëveshjet e Uashingtonit, që u firmosën më vete mes Serbisë dhe ShBA dhe mes Kosovës dhe ShBA. Ndaj nuk jam ndoshta interlokutori i duhur për pyetjen se çfarë është zbatuar ose jo nga ato marrëveshje...
Ne ishim të lumtur që premtimi për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem nga ana e Serbisë siç u përfshi në marrëveshjet në fjalë dhe nëse kjo në fakt do të kishte ndodhur nuk kam dyshim se do të kishte çuar në një përmirësim të ndjeshëm në relacionet tona…
Thënë kjo nëse më pyesni se çfarë arritëm nga pikëvështrimi ynë, Kosova përmbushi pjesën e vet të marrëveshjes që lidhej me ne, hapi ambasadën në kryeqytetin tonë Jeruzalem, në këmbim ne e njohëm
ka thënë ai.
Vilan ka shtuar se Izraeli i kushton rëndësi të madhe shqetësimeve dhe ndjeshmërive të Serbisë, mike siç e quajti ai, dhe për ta mbështetur këtë ambasadori ka sjellë në mbështetje faktin se:
për 12 vjet ne nuk e njohëm Kosovën pavarësisht presionit thelbësor të aleatëve tanë më të mirë
Në këtë kuadër, marrëveshjet e Uashingtonit meritojnë të vlerësohen si një kontribut për Kosovën, megjithë rezervat e mëdha që ka për figurën e Donald Trump që edhe i imponoi ato.
Comments
Andis
Kosova ka luftuar me lufte por edhe pse lufta mbaroi ajo perseri eshte nje lufte politike me presion e trysni te madhe nga nderkombetaret. Cdo kush shtet do te kishte dale jashte kontrollit me kaq marreveshje te shkeluara e te parespektuara nga pala e qeverise serbe. Kosova po qendron e forte dhe e palekundur.
Ky është linku i një
Ky është linku i një reportazhi për gjendjen në veri të Kosovës botuar te Repubblica.it.
https://www.repubblica.it/esteri/2022/11/12/news/kosovo_serbia_scontro_t...
Shikoni si e kanë shkruar emrin e ministrit të brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, "Deljaly Sveclija", sikur të jetë sllav.
Duken gjëra të parëndësishme, por janë gjërat e parëndësishme (në dukje) që ndikojnë te perceptimi i lexuesit.
Xhelal eshte emer arabi.
Xhelal eshte emer arabi. Svecla apo sveclija emer sllav. "Qiri".
Shumica e Kosovareve jane sllav te asimiluar.
Gjuriqi, Krasniqi, Dragobuzhda, Gjurevci, Statovci, Popovci, Draga, etj etj.
Islami apo katolicizmi nuk ua largon dot origjinen, as rrenat. Sic e cileson edhe A Moisiu mbi origjinen e Ballkanit; pontius gervishes pak, ju kosovaret dilni te gjithe sllave e turq.
Add new comment