Otomanët e mirë, dorëshkrime që tregojnë një histori ndryshe
Mali Atos ishte diçka si vazhdim i Bizantit
Kështu shprehet Jannis Niehoff-Panagiotidis, një studiues i epokës bizantine teksa zbulon disa dorëshkrime të periudhës otomane në Atos. Janë madje dorëshkrimet më të vjetra otomane, që datojnë që në vitin 1371, ndërkohë që në Stamboll ruhen arkiva të shekullit të 15-të. Dorëshkrimet hedhin dritë mbi një sistem administrimi që në fakt përgënjeshtron idenë e përgjithshme mbi sundimin otoman, përderisa aty na thuhet se Porta jo vetëm respektoi autonominë e komunitetit, por madje as edhe nuk mbajti ushtarë pranë tij. 25 mijë dokumente të kësaj kohe që ilustrojnë diçka krejt ndryshe nga narrativa toksike e nacionilizmit të shekullit të 19-të dhe që prezanton si nevojë imediate studimore një kërkesë historike për ta riintegruar epoknë osmane në termat e një historie pozitive bashkëjetese.
Fermanët e Sulltanëve që kemi parë dhe vendimet e gjykatës otomane tregojnë se demokracia e vogël e murgjve arriti të përfitonte respektin e të gjitha fuqive pushtuese. Dhe kjo sepse Mali Atos shihej si një zemër e paqes, kulturës ku njerëzit dhe qytetërimet bashkëjetonin paqësosht…Një ndër aktet e para të Muratit II, sunduesi otoman që mori Selanikun – qyteti më i afërt i Malit Atos – ishte hartimi i një dokumenti më 1430 që mbronte komunitetin. Kjo tregon shumë. Vetë SUlltani siguroi që sistemi administrativ i Malit Atos të ruhej dhe garantohej
shprehet studiuesi.
As obskurantizëm dhe as barbari. Pushtimi udhëhiqej nga njerëz që përtej aparencës si luftëtarë ishin edhe besimtarë dhe që kishin përvojë të madhe komunikimi me botën perëndimore, Kristiane, Bizantin.
Më interesante bëhet kjo sjellje juridike dhe politike kur lexon historinë e Malit Atos: një komunitet të cilit iu dha e drejta e vetëqeverisjes me një dekret të Bazilit II Maqedonasit, më 883 e.s. Nis kështu një traditë e mirë, e një komuniteti që ndriçon në Egje për të gjithë, që qëndron sipër rrëmetit të kësaj bote si maja tibetiane e prehjes. Nga kjo pikëpamje, tradita otomane shfaqet konservuese dhe aderon natyrshëm në traditën mesdhetare, me kontributin e vet origjinal, i cili është stigmatizuar nën etiketat e stisura të një orientalizmi të huaj, ndërkohë që të dyja botët modifikuan njëra-tjetrën.
s.zaimi
Comments
www.dorianrada@yahoo.com
Jane gjera qe dihen edhe nga nxenesit qe mesojne per here te pare lenden e historise. Te gjithe e dine paktin mes sulltanit dhe Patriarkanes se Stambollit, menjehere pas pushtimit te dhunshem te tij, qe ne fakt ishte nje kasaphane. Te gjithe e dine, qe ku ka pasur mundesi per te ushtruar sundimin e saj pa dhune, Porta e Larte e ka bere. Ne fakt, cdo pushtues, sado i dhunshem te jete ai, nuk eshte se kerkon te sundoje me dhune nje vend, kur e ka mundesine ta beje kete fare paqesisht. Te gjithe e dine qe ata qe u jane nenshtruar otomaneve kane gezuar te gjithe privilegjet e mundshme , me kushtin qe te mos cenonin sundimin e tyre.
Perkundrazi, ata qe nuk deshen t'u nenshtroheshin, dhe ketu marrim si shembull paraardhesit tane , arberit, pesuan nje dhune te tille, qe sic thone vete kronikanet me te famshem oromane te kohes, "te dridhej foshnja ne djep"; dhe pasi e ushtruan me te vertete kete dhune, te pershkruar me hollesi po nga "otomanet e mire" kronikane, pasi e nenshtruan nje popullsi qe rrezikonte te zhbihej fare, atehere edhe me keta, pra me arberit tane, u sollen me njerzillek dhe butesi, madje duke u ofruar edhe mundesine per te bere karriere ne perandorine e madhe; kjo mundesi ishte kulaci i madh qe "otomanet e mire" u dhane arberve, qe keta te fundit te mos i detyronin edhe njehere otomanet e mire te beheshin te keqinj dhe te perdornin kerbacin si ne shekullin e 15.
Edhe me i dhunshmi i sunduesve ne histori, sic e cilesojne Gengis Khanin, u pat sjelle si "otomanet e mire" me te gjithe te nenshtruarit; kasaphanat i bente ndaj atyre qe nuk donin t'i nenshtroheshin.
Po c'flas edhe une! Kemi pershkrimet ne detaje te kronikaneve te Portes se Larte, sesi u vendos, pas nje sage te pergjakshme betejash per jete a vdekje, nenshtrimi i "shqiptareve te eger"...
Me mire nen callmen se nen kryqin e papes
Dihet se sulltanati ka qene ai qe e lejoi fene qe gjeti ne rajonet qe pushtoi. Eshte e njohur urrejtja qe qytetaret e bizantit kishin per katoliket e Papes, e cila kalonte shume ndjesine qe kishin per osmanet.
Add new comment