A ka dorë politika në zgjedhjet në universitete?

Postuar në 18 Prill, 2016 20:09

Denoncimi për kërcënimin ndaj profesorit Mynyr Koni ka rihapur debatin nëse elita jonë akademike është apo jo e politizuar. Ministrja e Arsimit thotë që jo. Sipas saj në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Për ministren kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika. “E tillë ka qenë gara deri dy ditë më parë kur, fatkeqësisht, ndeshëm një problem të vështirë e totalisht të pakëndshëm, i cili, për fat të mirë, u kapërcye menjëherë falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të institucioneve të shtetit”-thotë ministrja në një reagim për mediat. Por një nga kandidatet për rektor të Universitetit të Tiranës është edhe Klodeta Dibra, pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe rivale e pedagogut të kërcënuar. Ajo që kompromenton pjesëmarrjen e saj në këtë garë është angazhimi i saj në politikë dhe për më tepër me partinë në pushtet. Dibra ka qenë aktive në fushatën e kandidatit të Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj madje dhe e para në listën e socialistëve për këshillin bashkiak të Tiranës. https://www.youtube.com/watch?v=DkjQBmDPvuY. Madje në një intervistë për gazetën Shekulli ajo zbulon se i kishte kërkuar kryetarit të Partisë Socialiste të bëhej pjesë e kësaj force politike.  “Shpreha dëshirën time kryetarit të Partisë Socialiste dhe kjo dëshirë u shpërblye me përfshirjen në listë. Ky është angazhimi im i parë politik. Sigurisht, vij nga shoqëria civile dhe më saktë nga ajo akademike. Jam pedagoge në Universitetin e Tiranës që prej vitit 1988”-shprehet Dibra. http://www.shekulli.com.al/p.php?id=256068. Po ashtu pedagogia shfaqet edhe në videon ku Erion Veliaj shpall fitoren e bashkisë së Tiranës nga selia e PS. https://www.youtube.com/ëatch?v=_cHhIruOHZo

 

Comments

Submitted by Akademiku (not verified) on

Nuk i heq presjen shkrimit.
Autorin do t'a pyesja, po Dhori Kule, a eshte apo jo anetar i PD, a eshte anetar i kryesise se PD, a eshte anetar i keshillit bashkiak i PD, a eshte perfaqesues i P D ne Banken e Shqiperise ?
Po Mynyr Koni, a eshte anetar i PD, a eshte ne ktyesine e PD ?
Po me dhe keto pergjigje, ploteson tamam ate qe ke shkruajtur me lart, por qe padashje i keni harruar t'i shkruani.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Respublica,
kete rradhe e keni gabim; po coni uje ne mullirin e klikes Kule.
1. A eshte Dibra, vegel e PS?
Jo! Eshte e vertete qe Dibra eshte keshilltare socialiste ne B. e Tiranes. Por ketu mbaron e verteta! ne raport me Dibren si kandidate per rektore, PS jo vetem nuk ka luajtur gishtin per ta "ndihmuar" (sic nuk duhej te bente), por perkundrazi, e ka "sabotuar"! Si? Duke iu lejuar Kules dhe klikes se tij te rikandidojne per pozicione te tjera - Kule si dekan!! PS pretendoi per reformim te arsimit te larte! Po me ke? Me Kulen? Kulen qe shkaterroi UT? E pabesueshme por e vertete: PS dhe Nikolla mbajten ne lojhe Kulen, ne vend qe ti jepnin derrmen!! Pra, NUK mund te thuhet qe Dibra eshte marionete e PS dhe PS po ben "cmos" te grabise universitetin! perkundrazi, ajo qe mund te thuhet eshte se PS me NIkollen ne krye po vazhdon ta mbaje UT peng te Kules me company!!

2. A eshte kercenuar Koni?
Nuk e dime! Vete Koni e pershkruan ne menyre kaq te papercaktuar "kercenimin", a thus sikur te jete i interesuar qe bota ta marre vesh qe eshte kercenuar, por vete "kercenimi" te mos mjete e mundur te sqarohet asnjehere; shkurt, prokuroria ta kete te pamundur te zbardhe kur ka ndodhur, si, dhe kush kane qene autoret!

3. A eshte "kercenimi ndaj Kule-Konit" nje taktike?
Une besoj se po! Dhe po ashtu ofroj nje shpjegim mbeshtetes per kete. Ne 4 ditet e fundit Koni u "njollos" 2 here: nje here perpara studenteve te Socialeve (video u postua ne youtube); heren e dyte me bllokimin dhe sabotimin qe iu beri takimeve te Dibres ne fakultetin e Shkencave te Natyres. 2 njolla, 3 dite perpara zgjehdjeve nuk jane gje per te mos u shqetesuar! Sidomos kur sondazhe te "brendeshme" i tregonin Kules se konia e tij ishte humbes perballe Dibres (73% per Dibren). Atehere perpara klikes Kule-Koni ngrihet pyetje: Cte bejme? si ta kthejme situaten ne favorin tone? Dhe ideojne dhe vene ne zbatim planin "Koni-viktima"! Dhori kule shkon tek berisha; Ky del ne publik dhe thote qe kane kercenuar konin; kercenimin e ka bere PS permes Shullazit me qellim qe Dibra te fitoje rektorshipin; dhe media hengri karremin: nga zero rreshta per zgjedhjet ne UT "papritur" zgjedhjet dne UT dhe "lufta" aty zune te gjitha faqet e gazetave, madje diten e djele kur te gjithe gazetaret flene gjume; dhe Koni u portretizua si i viktimizuar - gjynah! cfare burri i mire! sa e poshter kjo PS-ja, as universitetet nuk i le rehat! - ndersa Dibra si marioneta e PS-se, Rames, Nikolles! E pra vetem ne shqiperi ndodhin cudite: Dibres dhe nje numri artikujsh te stafit te saj bene bllokazh Panorama, Lapsi,. Tema, Dita! Na prish pune me Nikollen, u pergjigjen zedhenesit e Hyesenbelliut, meqe ai ka Luarasin.

Perfundim:
Keshtu, nje gur hodhi Kule, dhe te githe i beri te rendin pas tij! Te harrojne c'shkaterrues eshte ai per arsimin e larte, per UT ne menyre specifike, per reformen ne pergjithesi! Dhe merren me Klodi Dibre! E cila jo qe nuk ka patur perkrahjen e PS, por perkundrazi, ka kundervenien e fshehte dhe te hapur te Nikolles me kompani! Ndaj edhe ju te respublicas jeni nxituar!!! Qe jeni gabim sot, kjo do te provohet neser nese Dibra behet rektore! E dini pse? Sepse nese zgjidhet rektore, ajo do te ndermarre veprime brenda UT te cilat do te shkojne pertej llafeve per "reforme" qe thote poshte-e-larte Nikolla dhe sfidojne vete veprimet dhe qendrimin e PS ndaj arsimit te larte sepse Dibra do te synoje dhe ndermarre veprime qe ta beje UT vertet universitetin NR1, te reformuar, dhe shume afer standarteve te universiteteve me te mira perendimore!!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Komente te porositme keto siper, duket qarte.

Kulja eshte bythelepires i te gjitha pushteteve, jo vetem PD-se. Ishte dekan ne kohen e socialisteve dhe e kishte fjolle muhabetin. U bo rektor, dhe prape fjolle. Po ishte ngjit njehere ne drejtimin e universitetit, e pastaj per ta mbajt mire e bukur u fut dhe ne PD. Kur u ndrru pushteti beri matrapazllikun e rradhes dhe pranoi qe te mos kundershtonte ligjin e arsimit te larte per aq kohe sa e linin te rikandidonte si dekan i ekonomikut. Pushteti kaq kishte ne dore te bente, dhe nuk e beri se doni marrveshjen.

Te drejten me mos kandidu nje shokut te vet nuk ja hiqte dot. Dhe ky shoku nuk ka ndonje lidhje te forte me PD-ne per vete, keshtu qe edhe nga kjo ane bini rehat.

Kjo debilja pastaj qe flet me gjuhe koperativiste eshte icik me ndryshe. Se kjo ju ngjit si m... pas kepuces politikes, e pastaj po perdor pushtetin politik per t'iu ngjit atij akademik. Kjo ka bo te kunderten e Dhorit, dhe icik me te rende biles. Pastaj fakti qe nuk di me tregu as icik empati ne kete moment tregon qe ata qe e kane pompuar kane qellime te forta politike e nuk duan qe ajo te ule ritmin per asnje sekond.

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Pershendetje ANONYMUS !
Shkrim i persosur.
Ju pergezoj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.