Masakra e Tivarit, historianët sjellin fakte të reja

Postuar në 31 Mars, 2012 06:10

Në prag të 67 vjetorit të masakrës së Tivarit, një pjesë e historianëve kanë kërkuar që historiografia shiqiptare të zbardh përgjegjësinë e shtetit komunist mbi këtë masakër. Sipas tyre, 67 vjet më pas kjo ngjarje është ende e veshur me hipokrizi. Ndërkohë historianët theksuan edhe domosdoshmërinë që shteti malazez të hap një hetim të mirëfilltë për këtë ngjarje.

Historianët dhe studiuesit kanë cituar fakte e dokumenta kryesisht nga arkiva të huaj, ku shteti shqiptar dhe Enver Hoxha implikohen drejtpërdrejt.

Në qëndër të këtyre diskutimeve u vendos libri i studiuesit Uran Butka "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e Shtetit Shqiptar".
1 prilli i vitit 1945 shënohet në histori si dita ku u vranë rreth 1700 rekrutë shqiptar nga ushtria serbo-malezeze, duke udhëtuar drejt frontit jugosllav, ku do të luftohej kundër gjermanëve në tërheqje. Por masakra kishte nisur pak ditë më parë me torturimin deri në vdekje të qindra të tjerëve, prandaj nuk dihet ende një numër i saktë i shqiptarëve që vdiqën në këtë masakër. Albanian Screen 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po pse ore, hartimet e Uran Butkes do meren per dokumente historuke?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.