Zdromsin nuk e duan 60.4%. Pakicë e zhurmshme janë?!
Disa media online kanë qarkulluar sot një sondazh të kryer nga Euronews Albania sipas të cilit shqiptarët nuk pëlqejnë asnjë prej politikanëve kryesorë.
Kuptohet mes më të papëlqyerve, më i pëlqyeri është Edi, i madhi i këtij shekulli dhe qëllimi i sondazhit ky duket edhe të ketë qenë. Edi ka qepur mirë imazhin e vet aq sa megjithëse se punët po shkojnë për mut nga të gjitha anët në këtë vend, shqiptarët, të cilëve siç dëgjojmë nuk ua ha qeni shkopin për politikë, prapë e duan. Ose më mirë: sesi u duket që të mos e duan.
Lajmi tek i ashtuquajturi Barometër i Euronews është në fakt gjetkë: Për Sali Berishën kanë mendim negativ 71.5% e shqiptarëve. Më shumë mendim negativ kanë për Enkelejd Alibejan, një arritje e shkëlqyer kjo për zotërinë në fjalë, që deri më tani e kishte kaluar jetën pa mendimin e askujt për të, ndërkohë që për Erion Veliajn, kanë mendim negativ 60.4% e shqiptarëve.
Dy politikanët e brezit të ri ja kanë dalë të mbushin garruzhden e neverisë me fytyat e tyre shumë shpejt. Sepse dy hiçër që marrin rol publik mbi vlerën që kanë- nëse kanë – padyshim që bëhen më të padurueshëm sesa të tjerë që në fund të fundit kanë një karrierë të krijuar vetë.
Është shembulli ky – sado që duhet të kemi rezervë të madhe besueshmërie – për t’i thënë z. Veliaj se ata të cilët e neverisin nuk janë pakicë e zhurmshme. Dëgjon, o Zdroms!
Comments
Keni nevoje lemeritese te
Keni nevoje lemeritese te poshteroni kundershtarin politik. Eshte nje handikap i madh. Nga 60% qe jane kunder 40% nuk shkojne oer te votuar dhe gjithsesi 50% e tyre jane edhe kunder partise se saliut. Pra ju e dini si drita qe zdromsi e ka te fituar prandaj shkumezoni.
E para nuk ka kush ketu
E para nuk ka kush ketu kundershtar politik. Nuk jemi parti, as kandidojme.
E dyta, kemi nenvizuar qe duhet marre me rezerve sondazhi.
E treta, ata qe nuk e duan edhe me aritmetiken tuaj partiake nuk jane pakice e zhurmshme
E katerta - kjo eshte konsiderate personale - do te ishte ne vetvete lajm i mire per kete qenien politike ne shkrim qe te poshterohej vertet prej dikujt. Do te provonte se paska mbetur dicka e vertete tek sjellja e tij publike...
Po sikur ne vend te fyerjeve
Po sikur ne vend te fyerjeve ti gjenim nje shkelje, cfaredo dhe ta plasnim ne burg nuk do ishte me frytdhenese? Gazetaria investigative eshte (ndonjehere) frytdhenese. Nuk kam respekt per te si njeri por kur mendoj alternativat jam vertet i terrorizuar. Le te rrije aty ku eshte.
Nuk ka kurrfare fyerje. Do
Nuk ka kurrfare fyerje. Do perdorim epitetin Zdroms, deri kur zoteria te kerkoje ndjese qe ua ngjiti ate si konsiderate te gjithe meshkujve shqiptare. Sepse eshte kryetar bashkie.
Shkeljet e zoterise jane te shumta dhe te denoncuara. Profili i tij moral eshte poshte cdo standardi; deklaroi se beteja ime me Armand Duken eshte beteja e jetes. Jo qe se fitoi, por as e humbi sepse i dhane urdher te futet ne qymez. Normalisht duhet te ikte, se poshterimi qendron permbi shkeljen ne politike.
Maskarai
Dy hiçër... Po si qekan hiçër ata, njeri kryetar bashkie, tjetri politikan qendror i opozites. Mubd t jenë c të doni ju, po hicër uk janë
Add new comment