Nami i referendumit “alla laburist” shqiptar shkon deri në Francë

Postuar në 11 Prill, 2016 12:19

Modeli laburist i adoptuar nga Partia Socialiste për zgjedhjen e kryetarit duket se pati sukses në planin e brendshëm, por jo në atë të jashtëm. Nisur nga debati për primaret që do të zhvillohen për garën presidenciale në Francë, deputetja socialiste franceze, Aurelie Filippetti tha se modeli i zgjedhjeve brenda partisë me një kandidat të vetëm nuk duhet ndjekur. “ Ka nga ata që ëndërrojnë një primare alla shqiptare: vetëm me një kandidat, Francois Hollande, dhe asnjë kokë të mos ngrihet”-thekson deputetja franceze  në një artikull të saj të botuar në gazetën “Le Parisien”. Nuk dihet nëse deputetja franceze i referohet referendumit të organizuar nga Partia Socialiste por fakt është që deklarata e saj vjen vetëm një ditë pas këtij procesin.

 

Comments

Submitted by Arnaud (not verified) on

Kjo zonja mos eshte gje beqare ?
Po qe beqare, i gjejme nje demokrat nga PD- ja, beqar, dhe te shqiptarizohet ndopak, dhe te marre vesh, se perse behej fjale ne referendumin e PS, mbasi sikunder ajo eshte shprehur,ka dale jashte kontekstit te arsyes se referendumit.
Me nje fjale, ja ka fute, si kau peles, i themi ne ketej nga arnautlleku.
Shyqyr, i ka dhene zoti goje.
Dikush, dikush, me goje flet, dhe degjohet, ndersa dikush, dikush, me goje pjerdh, dhe nuk e degjon njeri, si puna e kesaje franeczke egersire.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Kjo Zonja edhe mund te jete beqare, por nuk me duket se ka ndonje rendesi, po ashtu edhe egersire nuk po me duket nga fotografia. Ajo thjesht, si franceze, eshte pak e trembur se mos virusi i politikes katunareske shqiptare prek edhe politiken franceze. Eshte thjesht frika qe kane aristokratet se mos zene morra kur u afrohen katunaret. Kaq mer Arna(m)ud.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.