Mbledhje e dy qeverive për të rritur mirëqënien e dy popujve

Postuar në 07 Prill, 2016 17:43

Një rrugë e dy punë. I ndodhur në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të ri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se ka ardhur koha për një mbledhje të tretë të dy qeverive. Ndonëse nuk u fol për data, Rama deklaroi se procesi i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët  ka dhënë rezultate shumë të mira. “Mjafton të shoshim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dyja anët e kufirit, për të kuptuar jo vetëm sesa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar e çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë  të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve rritet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët” deklaroi Rama.

Për Isa Mustafën këto takime vetëm mirë u bëjnë dy vendeve. “Do të vazhdojmë me takimet e përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve që ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta, sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipëri është e interesit të veçantë për Republikën e Kosovës, si dhe për Shqipërinë”-tha kryeministri i Kosovës.

Praktikën e mbledhjeve të përbashkëta mes Shqipërisë e Kosovës e futi kryeministri Rama me ish-homologun e tij Thacci që sot është president. Dy takime, një në Prizren dhe një në Tiranë tërhoqën vëmendjen mediatike, por realisht askush nuk ka  bërë një bilanc të këtyre dy mbledhjeve. Shifrat zyrtare flain për një ulje të eksporteve me Kosovën, zhvillim që qeveria e justifikon me uljen e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare.

Comments

Submitted by Profesori (not verified) on

Dy luane ka sot bota, nje Kosova nje Shqiperia, qerose te dy, strumbullare te bursave nderkombetare, qe po te duan, e bejne t'i dridhen leqet e kembeve tere boten financiare te perendimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.