T’i shkojmë budallallëkut deri në fund

Postuar në 22 Gusht, 2022 21:36

Ndoshta është marrë vendim që budallallëkut t’i shkohet në fund. Ndonjë sherri absurd mes rusëve dhe ushtarëve qeveria po i jep tonin e një episodi spiunazhi për të cilin as nuk e di se çfarë të thotë. 

Në vijën e parë të budallallëkut publik, të paktën për mënyrën e raportimit, qëndron Top-Channel që vuan nga një mungesë fantazie kur zbërthen ditë pas dite ca materiale ekskluzive që as i afrohen te maja e thembrës planeve të Tomit për të kapur Jerry-in në hapësirën e 3 minutave. P.sh sot ekskluzivja shkon pak a shumë kështu: 

Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.

Mikhail Zorin ka deklaruar se me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit

Tani pamje me dron të Bovillës dhe Durrësit gjen në youtube sa ta hanë qentë. Për çfarë duhen pamje me dron për llogari të shërbimeve sekrete? 

 

Është e qartë se qytetarët e huaj kanë shkelur ligjin, por kaq ama. Pse duhet që një akt kaq i qartë të kamuflohet pas historive të stisura për përcjelljen e të cilave ka për të patur përherë idiotë të dobishëm në këtë vend? Pse duhet që patjetër që kësaj shoqërie t’i shërbehet vetëm sherbeti i budallallëkut dhe nuk merret asnjëherë seriozisht? 

Kaq pak respekt ka kjo qeveri për njerëzit e vet saqë bën shejtan budallain në rastin më ta parë? Xhanëm kaq nevojtar është për pisllëqe të tilla kryeministri, një fatkeqësi e vërtetë e këtij vendi dhe në krye të plehut më të qelbur që ka prodhuar kjo hapësirë? Po pse duhet të ndodhte në gusht kjo dhe jo në shtatorin tonë të dashur? Sa fat i keq! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

As ne kohen e Enverit nuk ngriheshin akuza absurde, ndoshta edhe po, sepse ishe I huaj. Por sot po hyjne me mijera te huaj.

Degjenerim, i kesaj demokracie qe mban vulen e hegjemonizmit amerikan duke ia thare barkun njerezimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.