Përfundoi në pallavër siç pritej
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë sot në një konferencë për shtyp me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për të sqaruar atë që mund të sqarohet me situatën tipike shqiptare që u krijua në Gramsh.
Kjo nuk e revalitizon më shumë ngjarjen në Gramsh. Kemi të bëjmë me një grup të huajsh. As nuk kanë tentuar ta vizitojnë atë pronë me leje, por kanë tentuar të hyjë në të, njëri ka kapërcyer rrethimin dhe ka reaguar dhunshëm. Sado që unë solla një pasqyrë të vërtetë larg ekzagjerimeve të politikë, nga ne po trajtohet me seriozitet.
Kemi të bëjmë me tre të huaj që kishin goxha ditë në Shqipëri. Edhe për shkak se mund të jetë edhe ngjarje s’na shqetëson shumë se çfarë kanë fotografuar në Gramsh, por mund të kenë pasur qëllim të devijojnë vëmendjen nga një skenar tjetër. Ne jetojmë në një rajon delikat
tha ministri.
Zotëria duhet të jetë serioz me veten përpara sesa të drejtojë gishtin nga të tjerët, pasi dje edhe kryeministri foli për “spiunë të dyshuar” ndërkohë që vetë z. Peleshi doli gati i alarmuar për të folur një “situatë”.
Nëse shohim atë që na thotë sot ministri Peleshi bashkë me Çuçin ne kuptojmë se një ditë pasi kapjes në befasi të agjentëve të FSB-së ruse, autoritetet shqiptare po tentojnë të çmobilizojnë atë kuriozitet dhe spazmë publicistike që u ngrit prej tyre. Dhe ndodh kjo sepse askush nuk ka besim tek institucionet shqiptare, jo vetëm te kapacitetet e tyre, por as te vullneti për të qenë njëherë të vetme serizoë dhe profesionalë.
Comments
Maskarai
"atë kuriozitet dhe spazmë publicistike" nuk e ngriti qeveria. Eshte opinioni publik, media, rrjetet sociale qe jane kurioz per ngjarje te tilla, pavarsisht c ben qeveria. Mos e teproni duke kerkuar qimen në kashte
Shërbimet sekrete për rusët e kapur në uzinën e Gramshit po e bë
https://www.shqiperiajone.org/lajmi-kryesor-vendi/sherbimet-sekrete-ruse...
Add new comment