Egërsohet Manjani
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është treguar i ashpër me gjyqtarët, duke i cilësuar ata pjesë e mashtrimit dhe përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë në vend. Manjani ka shfrytëzuar prezencën e tij në takimin e zhvilluar për ndërgjegjësimin e dënimeve alternative nga shërbimi i provës dhe prezenca e OSBE-së në qytetin e Durrësit. Numri një i ministrisë së drejtësisë ndau konsiderata jo të këndshme për gjytarët, duke u shprehur me shumë rezerva sidomos për punën e gjykatës së Vlorës, për të cilën tha se kjo gjykatë është në drejtim të paditur dhe shumë shpejt aty do të nisë një inspektim, pa përjashtuar këtu gjykatën e Durrësit dhe Shkodrës. Teksa u kërkoi gjyqtarëve të distancohen nga kolegët që dështojnë në detyrën e tyre, Manjani u bëri thirrje, të zbatojnë ligjin dhe ti kthehen rrugës normale, pasi nuk ka qeverisje të mirë pas drejtësi. Zullimi dhe problemi i qeverise thellohet, tha Manjani kur gjyqtarët nuk e bejnë detyrën ashtu sikurse duhet, duke premtuar tolerancë zero për çdo gjyqtar që ecën në drejtimi jo të duhur. Duke mos dashur të diskutojë vendimet e gjykatave, ministri foli për një drejtësi ku problematika është ulur këmbëkqyq.
Comments
Nganjehere, Manjani, eshte i
Nganjehere, Manjani, eshte i qete, me teorira kotesie, nganjehere, "i aresyeshem", dhe ne pajtim me kedo, por vetem me ligjin, jo, nganjehere, merr kot, si puna e pushkes se . .. . . ..( nuk e them se do te me padisin tek avokati i popullit per diskriminim racial).
Hajde e merre vesh kete Manjanin !
Duke qenekeshtu, nuk e dime, se AI VETE PERSONALISHT C'FARE TRUSHE KA.
Mbeti gjithmone me trute e shefit.
manjani te shohi stafin e
manjani te shohi stafin e vete njehere se i ka nga sekseret kryesore neper gjykata. duke filluar me zv ministra e me poshte
Add new comment