Hapet rruga për ndërtimin/Nga 31 marsi, aplikim online për leje

Postuar në 23 Shkurt, 2016 16:50

Qeveria e tanishme e nisi rrugën e vet duke iu kundërvënë ndërtimeve pa leje. Apo katastrofës në territor. Por brenda këtyre fjalëve ka edhe ndonjë përjashtim që nuk harrohet kollaj, pasi na sjell parasysh sesa lehtë mund të shkelet ligji në Shqipëri. Pallati në Vlorë, i njohur si pallati i Lulzim Bashës, ishte me leje, e megjithatë ai u prish, ndërkohë që u deshën disa reagime në media, që Bashkia e Tiranës, INUV, INUK, apo Ministria e Kulturës të shikonin ndërtimin që mbiu befas një ditë në mjediset e Kinema “Millenium”. Ky aksion e arriti kulmin e vet me pezullimin e të gjitha lejeve të ndërtimit në zona që me vetëm një VKM u shpallën si zona të mbrojtura. Vendimi i qeverisë i gushtit 2014 ndalonte ndërtimet edhe pse pushteti lokal e kishte me ligj të drejtën e dhënies së lejeve. Një vit kaloi dhe zërat që gjykojnë se rënia ekonomike i dedikohet edhe ndërprerjes në këtë mënyrë të industrisë së ndërtimit janë të shumtë. Së fundmi duket se është bindur edhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama, që po mendon të zhbëjë “përbetimin” e Shqiëprisë së Gjelbër.

Sot, Ministria e Zhvillimit Urban, shpërndan një njoftim për shtyp ku thuhet tekstualisht: “Në kuadër të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, Ministria e Zhvillimit Urban (MZHU) ka ndërmarrë një sërë iniciativash reformuese një ndër të cilat është edhe reforma e lejeve të ndërtimit, e cila synon të mundësojë lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit si dhe rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Për këtë qëllim, MZHU është duke punuar me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për përgatitjen e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit në Shqipëri, i cili do të bëjë të mundur aplikimin dhe marrjen e lejeve të ndërtimit online, duke filluar nga data 31 mars 2016”. Pra lejet do të rifillojnë të jepen, madje online duke shprehur kështu nevojën e madhe të qeverisë për investime. E ndërkohë që nga jashtë pakkush po mendon të vijë, mënyra e vetme është investimi i parave të shqiptarëve. Ndërtimi është sektori më i parë. Të shpresojmë se do të ketë rregull dhe nuk do të përsëritet batërdia e këtyre 25 viteve. 

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Eshte pak si per show kjo procedure, por ta shohim ne realitet. Them show sepse procesi i nje lejeje per banese kalon ne disa etapa, si perplimi i pdv (plani i detajuar vendor, qe behet per nje parcele relativisht te madhe - nennjesi) dhe pastaj edhe i parcelave te vecanta, e ne fund i gjurmes se objektit. Ketu pastaj aplikimi thjeshtohet pasi projekti dhe dokumentacioni ligjor komunikohet lehte on-line, por procesi paraprires ka shume pune ne bashkeveprim mes pronareve dhe specialisteve te Bashkise, qe nuk zgjidhet me aplikim. E rendesishme eshte qe te kuptojne qe ndertimi i kontrolluar sjell vec mire ne nje komunitet, dhe nuk ka rregullim te qyteteve pa lejuar ndertimin. Ndersa cilesia e ndertimit (ana urbanistike dhe ajo inxhinierike) varet nga pjekuria jone si shoqeri, dhe ajo nuk sherohet as me moratorium... madje moratoriumi eshte toke pjellore per klientelizem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.