Bojkoti i parlamentit, një opsion që po diskutohet nga opozita

Postuar në 22 Shkurt, 2016 22:14

Opozita ka si opsion bojkotin e parlamentit në shenjë proteste për rikthimin e deputetit Armando Prenga në punimet e komisioneve të Kuvendit. Burime nga Partia Demokratike konfirmuan se opsioni i bojkotit është diskutuar në një mbledhje të  grupit parlamentar demokrat pasditen e së hënës. Gjithsesi mbledhja nuk ka konkluduar në një vendim përfundimtar, por është rënë dakord paraprakisht që të njoftohet faktori ndërkombëtar dhe kryesisht eurodeputetët Kukan e Fleckenstein që asistuan ligjin për dekriminalizimin. Vetë deputeti ka deklaruar se do ta ushtrojë mandatin deri në fund edhe pse është përjashtuar nga Partia Socialiste. 

Comments

Submitted by Bebisiteri (not verified) on

Lul Basha, si kukulla BARBI, pret te marre urdhera nga BEBISITERI i tije, Sali R. Berishia (S.R.B = Republika e Serbise), dhe vetem atehere fillon te funksionoje megafoni i tije.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.