Busti ka rënë, por jo Enveri. Sot jemi të lirë të vdesim ku të duam

Postuar në 20 Shkurt, 2016 19:57

Sot është 20 shkurti, 25 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Do ta shfrytëzojë këtë datë historike Partia Demokratike, për të treguar heroizmat e një lufte pa armiq. Do ta shfrytëzojë edhe për t’u thënë shqiptarëve se si ata rrëzuan etërit e bijve.

Do ta shfrytëzojë edhe Partia Socialiste, për të treguar se ata nuk janë si komunistët e Enverit. Për t’u treguar shqiptarëve se ata nuk janë bijtë e etërve.

Loja me bij e me etër ka 25 vjet që luhet në teatrin e politikës. Është një lojë që ka si qëllim t’u kujtojë shqiptarëve ca ditë të zeza, për të harruar se sa të zeza janë këto ditët e sotme.

25 vjet më parë një turmë e madhe njerëzish të pakënaqur rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës, duke menduar se po rrëzonin edhe vetë Enverin. Duke mos e ditur se cfarë përfaqësonte në të vërtetë Enver Hoxha dhe cfarë duhej bërë për ta fshirë nga historia.

Enver Hoxha realisht ka qeverisur deri në fund të viteve ’70. Atëherë kur nuk kishte radhë nëpër dyqane, nuk kishte tallona, nuk kishte 80 përqindësha. A thua po këta njerëz do të ishin ngritur kundër Enverit edhe në vitet ’70?

 

Por njerëzit shpeshherë e kanë memorien afatshkurtër dhe gënjehen lehtë. Kështu u gënjyen edhe nga “ceku i bardhë” që do të vinte të ngrinte Shqipërinë nga e para. Mjafton që ata të prishnin hidrocentralet e Enverit, uzinat e Enverit, hekurudhat e Enverit, spitalet e

Enverit, shkollat e Enverit dhe padyshim të rrëzonin edhe monumentin e Enverit.

 

Të gjitha këto u prishën, por a erdhi “çeku i bardhë” që do t’i ndërtonte të gjitha nga e para?

 

Ku janë sot hidrocentralet e rinj që duhet të ishin më të mira se të Enverit, uzinat dhe kombinatet më të mira se të Enverit, shkollat dhe spitalet më të mira se të Enverit?

 

Ata që rrëzuan monumentin e Enverit, donin të rrëzonin edhe Enverin. Por Enveri nuk rrëzohet me fjalime të bukura në parlament, as me thasë me miell nëpër fushata elektorale.

 

Që të rrëzohej Enveri, duhej ndërtuar në 25 vjet një Shqipëri më e bukur se ajo që ndërtoi Enveri me shokë për 40 vjet. Dhe kjo nuk ndodhi.

 

Nuk ka punë, por ka taksa, nuk ka shkollë por vjedhja mësohet në parlament, nuk ka spitale, por je i lirë të vdesësh kur të duash. Ata që u ankuan nga kulaci dhe kërbaci i Enverit, janë më të kënaqur sot që ka vetëm kërbac pa kulac.

 

25 vjet më parë u rrëzua një bust, por jo Enveri. Enver Hoxha po lartësohet përditë e më shumë dhe kjo jo vetëm për meritën e tij, por edhe për fajin e atyre që donin, por nuk u bënë dot si Enveri.

 

Për Frontin e Majtë

KRYETARI: Marko Dajti

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Tashti une e kuptoj qe kjo zhgarravina e ketij komunistit eshte futur te rubrika "TE KRIPURA" po meqenese sensi i humorit i shumices se shqiptareve eshte per t'u qare me llahinka, kam frike se shume do ta marrin seriozisht dhe mund te shtrojne pyetjen "Quo vadis ResPublica"? Ca te tjere mund te kenaqen e te thone, ja nuk ka kala qe nuk marrin komunistet, kur morren edhe ResPublica-n. Nejse, ju e dini vete.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Qofte si thoni ju!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.