Me Soros vlen kudo më shumë, përveçse në Shqipëri
Bursa reagon drejt, ose rend sipas llogarive për fitim. Dhe një emër me të cilin fiton, apo rrit kredencialin është edhe George Soros. Këtë fat e ka patur edhe “Ferrari” , kompania e njohur e automobilave luksozë, aksionet e së cilës janë rritur sapo në listën e aksionerëve është shfaqur emri i miliarderit në fjalë. “Në fund të vitit që shkoi “Soros Fund Management LLC” bleu 850,000 aksione të “Ferrari”...Kjo e bën Soros një nga investitorët kryesorë te “Ferrari”, vlera e të cilit kishte rënë me 30% që nga hapja e ofertave në muajit tetor”, raporton “Bloomberg”. Leximi i menjëhershëm në bursë, nënkupton se Soros është garanci. “Një sinjal pozitiv tek komuniteti i investitorëve”, ka deklaruar Vincenzo Longo, i grupit milanez “IG Group”.
Investimi i Soros – që në bursë quhet investitor, kurse në Shqipëri e quajnë batkaçi dhe spekullant – shkon në 28 milionë euro dhe konsiderohet ndihmë e mirë për një kompani që është vështirësi. Kompania posedohet nga familja Agnelli, që ka 23.5% të aksioneve përmes “Exor SpA”. Soros është në pozicion të nëntë me investimin e vet në listën e aksionerëve, por prania e tij ka ndryshuar gjërat, pasi lidhet me imazhin. Mund të pyetet sesi ka mundësi një personazh i tillë gëzon dy vlerësimet të polarizuara: atë të bursës, ku siç shihet emri i tij vë në lëvizje kapitalet dhe atë në bursën e llafeve, apo të politikës, ku emri i tij vë në lëvizje emocionet?
Të paktën në vende si Shqipëria, apo në disa vende të Lindjes, ku me sa duket bursa shihet si gogol që cenon rehatinë e parazitëve me imunitet.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2016-02-17/ferrari-jumps-after-so...
Comments
Jam i nje mendje me
Jam i nje mendje me artikullshkruesin.
Ketu tek ne, disa ish komuniste, ish qeveritare, dhe qe ende jane deputete, e shohin Sorosin dhe Ameriken akoma me mendesine komuniste "si XHANDARIN NDERKOMBETAR TE POPUJVE".
Individe si Sali Berisha e Lul Basha, i konsiderojne USA, si "IMPERIALISTSE", mbasi me fjale, nga frika, nga nje ane propagandojne miqesi me qeverine amerikane, kurse nga ana tjeter, ne menyre te nendheshme, minojne marredheniet me qeverine USA, duke vepruar here hapur e here nga prapa kraheve te perfaqesuesve te ketije shteti.
Nuk e kuptoj se si mund te tolerohen kaq gjate individe,te tille qe me veprimtarine e tyre, edhe haptaz kriminale, te jene akoma ne politike, te pa denuar nga gjykatat dhe prokurori te koruptuara, dhe te kene akces ne vendimarrjen politike te ketije vendi.
Cja fut kot
Po me fal zoteri!
Po si mendon ti qe vende si Rusia dhe Kina jane budallenj qe e largojne me ceremoni?
Me siguri qe ti di vetem cfare shikon ne lajmet e tv.
Kjo eshte broçkull! Soros
Kjo eshte broçkull! Soros njihet ne gjithe boten si spekulant. Ai i famshem eshte bere ne '92 kur fitoi 1 miliard dollar duke vene bast per renien e vleres monetare ne Angli. Eshte nga njerzit me te rrezikshem te planetit, edhe kriza e fundit ekonomike ne Argjentine u shkaktua pikerisht prej tij. Ne Rusi eshte persona non grata, po keshtz ne vendlindje Hungari.
www.ceu.hu nje nga shkollat
www.ceu.hu nje nga shkollat me te mira ne europe e financuar 100% nga soros ne budapest ku mund ta shohesh personalisht cdo vit ne ceremonine e shperndarjes se dipllomave. Per rusine se di po aty kush nuk eshte non grata.
O ti artikull-shkrues. Soros
O ti artikull-shkrues. Soros eshte biznesmen, jo bamires. Investon per te perfituar. Gjithashtu manipulon per te fituar. Spekullon per te fituar. Keto jane karakteristika te te gjithe biznesmeneve, kush me shume e kush me pak. Nese mendon qe Soros ben bamiresi ne Shqiperi, e ke menduar gabim.
www
njeri i flliqt ky sorosi
Bamirësi Soros
Ndërkohë një media shqiptare e përshkruan bamirës:
Xhorxh Soros ka lindur në Budapest të Hungarisë, më 12 gusht 1930. Në 1956-ën, z. Soros u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku nisi të grumbullojë pasuri të madhe, nëpërmjet një fondi investimesh ndërkombëtar, të themeluar dhe të drejtuar prej tij. Sot ai është kryetari i “Soros Fund Management LLC”. Soros ka qenë aktiv si filantropist që prej vitit 1979, kur ai nisi të japë fonde për të ndihmuar studentët zezakë që të ndjekin studimet në Universitetin e Kejptaunit. Sot ai është kryetar i Institutit “Për një Shoqëri të Hapur”, si dhe themeluesi i një rrjeti organizatash filantropike e fillon aktivitetin bamirës më 1979, kur krijon në Nju Jork Fondin e Shoqërisë së Hapur dhe nis themelimin e Fondacioneve Lokale të Shoqërisë së Hapur fillimisht në Hungari.
pato2yahoo.com.au
Soros dihet qe eshte nje ngaterestar i zgjuar.I afte ne biznes dhe nje rremujaxhi i pashembullt qe duhet te qerohet nga Shqiperia.
Add new comment