ferrari

Luksi nuk njeh krizë, Ferrari shet më shumë makina se para pandemisë

Postuar në 03 Gusht, 2021 15:57

Luksi nuk njeh krizë. Dhe këtu nuk përjashtohet as kriza e pandemisë, që përfshiu botën dy vitet e fundit. Mhafton të shohësh shifrat e shitjeve që ka raportuar prodhuesi italian i makinave, Ferrari. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, Ferrari ka dorëzuar 2 685 makina, pothuajse dyfishi i makinave të dorëzuara një vit më parë.

Me Soros vlen kudo më shumë, përveçse në Shqipëri

Postuar në 17 Shkurt, 2016 16:53

Bursa reagon drejt, ose rend sipas llogarive për fitim. Dhe një emër me të cilin fiton, apo rrit kredencialin është edhe George Soros. Këtë fat e ka patur edhe “Ferrari” , kompania e njohur e automobilave luksozë, aksionet e së cilës janë rritur sapo në listën e aksionerëve është shfaqur emri i miliarderit në fjalë. “Në fund të vitit që shkoi  “Soros Fund Management LLC” bleu 850,000 aksione të “Ferrari”...Kjo e bën Soros një nga investitorët kryesorë te “Ferrari”, vlera e të cilit kishte rënë me 30% që nga hapja e ofertave në muajit tetor”, raporton “Bloomberg”.

Subscribe to RSS - ferrari