Donald Tusk: Dalja e Greqisë nga Shengeni nuk është zgjidhje

Postuar në 16 Shkurt, 2016 12:04

Presidenti i këshillit Europian, Donald Tusk, ka deklaruar nga Athina se një dalje e mundshme e Greqisë nga zona Shengen, nuk e zgjidh problemin e refugjatëve.“Duhet të përmirësojmë ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, kryesisht në Greqi. Nevojitet më tepër mbështetje dhe më shumë përpjekje nga ana e Greqisë”, deklaroi Tusk në një konferencë për shtyp me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, pas takimit që zhvilluan të martën në Athinë.

Tusk shtoi se Greqia është nga vendet më te prekura prek krizës së refugjatëve. “Nuk është rastësi që banorët e ishujve grekë janë nominuar për çmimin Nobel për paqen, falë bujarisë së tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, vërejti presidenti i Këshillit Europian. Në një konferencë ku nuk u lejuan pyetje nga gazetarët, Tusk ka deklaruar se pati përputhje pikëpamjesh me kryeministrin grek. “Sot nuk është koha për exits, për përjashtime, po për të bashkuar forcat dhe për të përballuar sfidat e mëdha rajonale dhe globale që kemi përpara”, deklaroi Aleksis Tsipras.

Kryeministri grek shtoi se me zotin Tusk u ra dakord që të përforcohen misioni i Frontex-it në detin Egje, të përmirësohen procedurat e regjistrimit dhe identifikimit të refugjatëve, si dhe të përshpejtohet procesi i ripranimit në vendet e origjinës.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Nje ore e me pare te qartesohet kjo puna,e Greqise, mbasi, jo vetem greket e gjore po cmenden nga shtrengesat, por edhe vete Europa, po vuan pasojat e Greqise.
Sa per refugjatet, fajin e kane vete europianet.
Europianet, i dolen per zot, demokratizimit te te gjitha vendeve arabe, dhe europianet e kane per detyre t'i dalin per zot pasojave qe ata vete krijuan ne kurriz te ketyre vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.