Goditet me vezë e domate ministri Beqaj (Video)

Postuar në 08 Shkurt, 2016 10:24

Makina e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj është goditur me vezë nga aktivistë të Aleancës Kuq e Zi.Incidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne jashtë ministrisë që ai drejton, teksa aktivistët e AK-së po e prisnin Beqajn aty.
Aktivistët mësohet se kanë thirrur ndaj tij: “Hajdut, hajdut”, teksa kanë qëlluar mbi makkinën e tij dhe stafin e Beqajt. Burime nga policia thonë se në momentin e ngjarjes, ministri Beqaj nuk ka qenë në makinë.
Me protestat me vezë dhe domate Aleanca Kuq e Zi po ndjek shembullin e opozitës në Kosovë që ka sulmuar disa ministra në këtë mënyrë.

Makina e Beqajt qellohet me veze by e-d21

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

AK e Kreshnik Spahiut, ( qe per koincidence ka inicialet nderkombetare si automatiku KALLACNIKOV - AK,), eshte tama si nje pushke e mbushur ne duart e Sali Berishes.
Ne zgjedhjet e 2013, kjo organizate, e Kreshnik Spahiut, u perdorur, por pa sukses, si diversion ndaj PS dhe Edi Rames, duke tentuar te merrte prej tyre, pese deputete me lista, ne tavoline, pa filluar zgjedhjet. Por kjo gje nuk i eci, keshtu qe, kjo lesh organizate, qe mbahet me parate e PD, brenda tre muajve u shkermoq, sa nuk i shkon me njeri nga prapa, aq sa jane bere edhe qesharake. Nuk kemi nevoje te shohim PORTOKALLI apo AL PAZAR, boll te shikosh AUTOMATIKUN KALLACNIKOV, dhe behesh me humor,,por ama, me humor negativ.
Deri sa me kete pune po merret AUTOMATIKU KALLACNIKOV, dihet qe, prapa tyre eshte Berisha, dhe kjo pune te vije era mish dhije, qe edhe sikur te kene te drejte, perseri nuk kane mbeshtetje.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.