Shpenzimet e Llallës për shishe me konjak dhe stilolapsa të larë me ar

Postuar në 06 Shkurt, 2016 11:12

Prokuroria e Përgjithshme shpeshherë ka kërkuar që Qeveria të shtojë fondet për këtë institucion, pasi shpenzimet i ka shumë të larta për procedimet penale dhe hetimet. Gazeta ‘Shqip’ sot ka publikuar shpenzimet e organit të akuzës, të dhëna të cilat janë marrë nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Kështu, rezulton se Prokuroria ka kërkuar që të blejë me tender disa dhurata të cilat mund të përdoren për vizitat jashtë shtetit. Dhurata të tilla janë harta e Shqipërisë me gurë të Trepçës, shishe me konjak, stilolapsa të larë me ar, medaljone, pjata prej argjendi etj. Gjatë këtij viti, Prokuroria ka planifikuar që të shpenzojë 80 milionë lekë bileta avioni.

Gjithashtu, Prokuroria ka zhvilluar këtë vit edhe një prokurim prej 300 mijë lekë të vjetra për blerjen e 360 shisheve qelqi të ujit, të cilat duhet të kenë afat kadence jo më pak se 3 muaj nga momenti i dorëzimit të mallit. Po kështu, ka patur prokurim edhe për blerje kartolinash, zarfeve e pullave me logo të Prokurorisë, vlera e të cilave shkon 333 mijë lekë të reja. 

Comments

Submitted by Zyrtari (not verified) on

Keto jane normale per njre Prokurori te Pergjitheshme. Nuk mundet Kryeprokurori, qe ne tekime me homologe te vendeve te tjera, mos t'u beje atyre ndonje dhurate sikunder pergjigje te dhuratave qe ka marre prej tyre. Dhuratat bile, duhet te jene te te njejtit nivel nga vlera e tyre. Eshte pune tjeter qe dhuratat qe merr nga homologet, duhet te dorezohen dhe te inventarizohen, dhe jo te merren ne shtepi. Ketu te ngrihet problemi apo dyshimi, ne se Llalla, dhuratat qe merr nga homologet, i dorezon me protokoll, ne protokoll, apo i merr ne shtepi ?
Por, sa per shpenzimet, ato jane normale.

Submitted by Tini (not verified) on

Dhuratat jane pjese e protokollit s'ka asgje te ccuditshme ketu. Kam pershtypje duhet te jene nen 300$.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.