Kryeministri kërkoi dosje për ministrat e tij - Gjullurdia e kuponave tatimorë është flagrante
Llotaria e fundvitit e kuponave tatimorë rezultoi një mishmash që mban firmën e Shkëlqim Canit, ministrit që rishikon mbi pesë herë planin e të ardhurave brenda një viti. Skandali i parë është tashmë i pranuar dhe po mbulohet me heshtje: llotaria u zhvillua jo direkt, por e regjistruar. Duke qenë se fituesit ishin ndarë në katër kategori, prej të cilave dy do të përzgjidheshin përmes një përzgjedhjeje rastësore, transmetimi direkt ka rëndësi të dorës së parë. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave pranoi për “Tema Tv” se llotaria ishte regjistruar, ndonëse shtoi se vetëm gjysma e aktivitetit kishte qenë live. Nga pamjet filmike që siguroi “Tema TV: duket se asgjë nuk ka qenë live, por vetëm me regjistrim.
Skandali i dytë, edhe më i madh, e që ndoshta ka përcaktuar regjistrimin është zhvillimi i lojës. Nga sa u mor vesh llotarinë e fitoi një person nga Shkodra, që kishte mbledhur 73 milionëlekë (të vjetra), të shpërndarë në 130 kupona të vegjël tatimor, me një mesatare prej rreth 550 mijë lekësh për kupon. Ky moment shtrohet në formë pyetje nga faqja “Jeta osh Qef”: “A duhet të ndalemi te fakti që Ministria e Financave ose gjithë ata ekonomistët e panelit atje duhet ta dinë që vlera maksimale që mund të ketë një kupon është 1.5 milion lekë (gjithnjë të vjetra)”(http://jetaoshqef.al/index.php/negative/item/981-loja-e-ndershme-e-kupon...). Thënë kjo, a duhet të pyesim nëse kjo llotari është e ligjshme apo jo? Në këtë faqe është vënë re edhe dukuria se një person që kishte postuar vetëm dy kupona, rezultoi fitues. Mirëpo kriteret e vendosura paraprakisht, edhe për kategoritë 3 dhe 4, kërkonin që në një zarf të ishin minimalisht 50 kupona me vlerë minimale 5000 lekë. Si vallë fiton dikush me vetëm dy kupona?
Ministria e Financave vendosi që për kategoritë 3 dhe 4 të krijonte një gjenerues rastësor numrash. “Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik, i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarrësit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme: a)Të kenë minimum 50 kuponë me vlerë jo më pak se 5 000 lekë të të gjithë kuponëve në total; b) Duhet që këta kuponë të postohen nëpërmjet postës brenda afatit të lojës”, thuhet në kriteret e përcaktuara.
Le të mendojmë për një moment se as ministri Cani dhe as pasuesit e tij në Ministrinë e Financave nuk kanë patur ndonjë qëllim dhe as kanë futur duart në lojë. Mendja na shkon te i famshmi gjeneruesi rastësor i numrave, elektronik ky, sa kohë që siç shihet në foto, ka nxjerrë fitues edhe një person me vetëm dy kupona. Si vallë është programuar apo krijuar ky gjenerues që të lejojë dështimin e llotarisë? Pasi fituesi jashtë kritereve është dështim i plotë i të gjithë lojës. Kush mban përgjegjësi për këtë gjullurdi komike që luan me lekët dhe besimin e njerëzve? Ministri ka për detyrë që të mos sillet si batakçi, por të japë sqarime për këto dyshime serioze dhe prova që janë ngritur e që janë gjetur. Përndryshe na lind e drejta që të dyshojmë te përgjegjësia e tij dhe me këtë rast po i kujtojmë se kryeministri kërkoi me të madhe në intervistën e fundit “dosje dhe fakte për ministrat e tij”. Zoti kryeministër le të shojë se kjo e llotarisë së kuponave tatimorë është dosje, minimalisht e papërgjegjshmërisë së Shkëlqim Canit, që u tall me lekët dhe besimin e qytetarëve.
Comments
toske.gega@hotmail.com
73.000.000 leke te vjetra/130 kupona = 561.533 leke (te vjetra) dhe jo 5.000.000 leke.
A E KUPTONI NIVELIN KU KA ARRITUR KY VEND.
E KUR MENDON SE AKOMA NUK KA ARRITUR FUNDIN
BEHET POLITIKE E OPOZITE KESHTU ??????
AMANI NEJEPNI NJE PERGJIGJE PER NGUSHELLIM
Po keni te drejte. Por nuk ka
Po keni te drejte. Por nuk ka lidhje kjo me ndonje qellim opozitarizmi a dicka tjeter.
Gjithsesi M. e Financave ne sqarimin e vet nenvizonte:
"Dyshimet se si çmimi i madh Znj. Valbona Lleshi është fitues me 130 kupona me një vlerë nominale 7,337,778 lekë është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë".
http://www.respublica.al/2016/01/16/ministria-e-financave-pranon-problem...ë-e-kuponave-tatimorë.
Falemnderit dhe u korrigjua.
Per te hequr cdo dyshim se
Per te hequr cdo dyshim se gabimi ka qene per te manipuluar po sjellim nje lidhje te nje shkrimi te revistes "Monitor" qe trajton kete ceshtje me raste te tjera: http://www.monitor.al/lotarise-nuk-dalin-llogarite-fitues-411-mije-leke-...
Po pse mo njerez te gjitha
Po pse mo njerez te gjitha faturat ajo qe fitoi i ka pasur 56153 leke? Ndoshta edhe mundet, ne Shqiperi jetojme...
Add new comment