Nuk çalon kushtetuta, po sistemi i ballove me maska

Postuar në 15 Janar, 2016 10:06

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Lubonja ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një lëvizje politike si në Greqi, Itali apo Spanjë.
“Kur flas për sistemin nuk flas për drejtësinë po për të gjithë sistemin politik, mediatik, juridik, ekonomik, i cili është i gjithi që duhet ndryshuar.
Domethënë nuk është problemi që është vetëm drejtësia që çalon, edhe Xhafa tha që është politika që se ka lënë, tani po heq dorë politika pretendon ai.
Këtu ka një shkallë, një strukturë të tërë që punon keq, që nga një ekonomi kriminale që është ndërtuar mbi klientelizëm, që nga media që janë pjesë e sistemit dhe partive, dhe politika lart, ndërsa drejësia është aneks në këtë ndërtesë që kanë futur krimin.
Nëse duam të korrigjojmë të keqen mos ta fillojmë nga drejtësia po nga diçka tjetër më radikale, më të suksesshme dhe atëherë vijmë se çfarë është kjo.
Një lëvizje politike e cila ka dy forma, lëvizje politike si në Greqi, Itali, Spanjë, ku bashkohet populli.
Nuk akuzon njeri as në Spanjë, as në Greqi, as në Itali drejtësinë, akuzon kastën politike, se akuzon njeri drejtësinë. Të bëjmë ndryshim ndaj një kaste.
Në Afrikën e Veriut bëjnë lëvizje që krijojnë kaos, ky është problemi ynë, ndërsa politika bën ballo me maska kur tenton të thotë se shiko se e kanë fajin gjykatësit që i kemi emëruar dhe nuk na bëjnë gjë.
Qëllimi tjetër, mendimi im është në këtë ballo këtë e përkthejmë luftë për pushtet midis 3 forcave”, tha Lubonja.
E patë, doli kryeministri, ka shkuar në Miami, bileta 2200 dollarë që ja kanë dhuruar. Ça ndodh, ti ligjin e ke mbi 10 mijë lekë të reja, duhet ta deklarosh dhe ta denoncosh atë që të jep më shumë, se ke ligjin.
Pse nuk ndodh kjo, se kur kam pushtet as dua t’ia di për ligjin. Kjo na ka marrë në qafë, këta na nxjerrin sikur është problemi i ligjit. Zotëri nuk u mor askush të thotë ku çalon, 1- 2-3 ky version që kemi i Kushtetutës”, vijoi ai.

Comments

Submitted by KORCARI (not verified) on

Fatos Lubonja, Prec Zogaj, Artur Zheji dhe Artan Hoxha(agjenti Durrsak), jane fytyrat me te urryera te teleshikuesve shqiptare.
Ne menyre masive, te majte e te djathet, kur shikojne nje nga keta te katert ne ndonje studio televizive, nderrojne stacion, mbasi u vjen per te vjelle nga nga fjalet e ketyre njerezve.
Keta jane specialiste per cdo gje. Jane doktor grashe, jane agronome, veteriniere, sociologe, psikologe, aktore, shkrimtare, inxhinjere urash, hidrologe, gjeolloge, matematiciene, aviatore, detare, astronaute, me nje fjale, flasin per cdo gje, aq sa ka filluar t'u nxjerre goja c'do felliqesire.
Qe te katert, jane njerez me pulle te kuqe ne moral, jane njerez pa karakter, pa integritet, dhe si te tille, nuk u ben me pershtypje asgje, u ka plasur cipa.
Turp per TV, qe i nxjerrin dhe i paguajne.
Jane kater monstra publike.

Submitted by Telma (not verified) on

Dy halenistet, Prec Zogu dhe Artan Hoxha, kane qene agjente te kalibrit ne Sigurimin e Shtetit te Enver Hoxhes, bile thone edhe me gradat kapiten i pare. Tani, s'kane turp e na cajne zalloten me moralizime. Pika qe s'u bie.
Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, i kane ndare grate dhe si te tille nuk kane moral te na japin mend neve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.