PS-ja, një zhkarravinë e PS-së së dikurshme me një kryetar që mban sekret datën e kongresit
Koordinatorët socialistë të qarkut Shkodër dhe Lezhë kanë qenë sot në një takim me kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i asaj që ka mbetur nga Partia Socialiste. Rama është pyetur nga gazetarët se kur do të zhvillohet kongresi i PS-së, por zotëria me duar në xhepa, është përgjigjur se kjo pyetje u “lejohet” vetëm anëtarëve të partisë. Një përgjigje prej karagjozi, në një parti ku të gjithë janë kthyer në vuvë e ku bilbilojnë ca ministra bashkë me këtë liderin e zhgarravinave, siç i quan pikturat e tij. PS-ja ka patur një traditë të vendimeve institucionale, ku edhe për “hollësi” si kjo e kongresit opinioni njihej zyrtarisht. Me sa duket nuk është dashur shumë që edhe ato pak institucione të katandisen si qendra pensionistësh nostalgjikë të cilëve u ka mbetur si lajm i mirë vetëm haberi se “kongresi po afron”.
Comments
Ky qe ka shkruar kete shkrim,
Ky qe ka shkruar kete shkrim, mos eshte FAHRI BALLIU, dhe ju qe e botoni mos jeni portali i gazetes 55 ?
Qofsha i gabuar, por po vazhduat me keto lloj tendencash dhe me kete gjuhe qe vetem gazetari nuk eshte, do te isha i zhgenjyer.
Ishalla gabohem.
Fahri Balliun aty e keni,
Fahri Balliun aty e keni, mund ta pyesni. Po meqe u zu ne gojesh, them se si ai, ashtu edhe Sali Berisha, kane te drejte ta shajne partine, se fundja nga ajo dere kane dale ne politike.
Dhe e perseris: KY ESHTE KRYEMINISTER KARAGJOZ. Vetem politike dhe komunikim nuk eshte kjo qe ben ky.
Epo lart e me lart
Lart e me lart flamujt e Kongresit, kurdohere qe te mbahet. E c'rendesi ka ta dine daten ata qe nuk jane antare te lozhes masonike? Se avash-avash PS keshtu eshte katandisur ne nje lozhe masonike, ku kush zhgarravit me shume behet kryetar. Me te lumte o Edvin Kristaq Rama, vazhdo tall bythen me shqiptaret, sic tallje bythen me familjen tende qekur ishe kelysh.
Nuk po mbroj kryeministrin,
Nuk po mbroj kryeministrin, por ne portalin tend o Muc djali, kam gjetur gazetarine reale, dhe po me duket e habitshme rreshqitja, ne sens jo profesional .
Gjithsesi ju pershendes per reagimin, gje qe tregon koherence ne shpejtesi te lajmit, gje qe eshte misioni juaj.
Tung i nderuar Muc.
Kete: http://www.respublica
http://www.respublica.al/content/intervista-mustafa-nano-“respublica”-nuk-është-më-e-imja
Per te sqaruar edhe njehere shumekend qe nuk e di, por edhe qe te mos kete zhgenjime pa baze.
Qysh kur keshtu, nuk qenka
Qysh kur keshtu, nuk qenka ResPublik portal u Muc Nanos ?
Ishim mesuar. Ndjeheshim si tek vetvehtja.
Gjithsesi, faleminderit o Muc djali.
Add new comment