Gjest diplomatik drejt Armenisë, Erdogan: Të ndërtojmë të ardhmen!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë një lëvizje diplomatike në drejtim të Armenisë, me të cilin Turqia ka një konflikt të vjetër. Ai i ka dërguar një mesazh patriarkut të armenëve të Turqisë, Sahak Mashalyan me rastin e 24 prillit kur kujtohen armenët që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.
Unë përkujtoj otomanët armenë që humbën në luftë. Le të ndërtojmë të ardhmen në vend të madhështisë së vuajtjes
shprehet Erdogan në mesazhin e tij.
Ju përshëndes me ndjenjat më të thella të zemrës time
vijon mesazhi.
Komuniteti u mblodh në Patriarkatën armene të Stambollit ku kujtohet ai që nga Armenia njihet si genocid. Ky term është pjesë e konfliktit mes të dy vendeve, pasi Turqia refuzon të pranojë se ka kryer genocid, pra se ka konceptuar, planifikuar dhe ekzekutuar asgjësimin e një etnie. Erdogan ka kujtuar se turqit dhe armenët ndajnë një histori të përbashkët, që duhet të jetë premisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas tij, qytetarët armenë të Turqisë e mbështesin procesin e normalizimit me Armeninë që ka një pozicion gjeopolitik kyç në Kaukaz.
Comments
Nuk ka pengesa per bisedime
Eshte ne interesin e Armenise te kete marredhenie te qendrueshme me Turqine. Armenia eshte pothuajse e izoluar gjeografikisht, nje vend me GDP shume te vogel dhe i pa zhvilluar, qe kryesisht eshte strukur nen cadren ruse. Pas sheshimit te divergjencave me Azerbajxhanin, nuk ka ndonje pengese konkrete per vendosjen e marredhenieve me Turqine, ri rezultat i te cilave, Armenia vetem mund te perfitoje. Nese armenet i fryjne avazit te genocidit, te cilin jo Erdogan, po asnje qeveri e ardhshme turke nuk ka interes te degjoje, E vetmja qe humb eshte energji, dhe para vetem Armenia eshte.
Add new comment