Familjarët e gjyqtarëve shqiptarë të punësuar në poste të privilegjuara në sistemin e drejtësisë

Postuar në 10 Janar, 2016 13:46

Gjyqtarët e republikës janë vendosur nën shënjestër për shkak të reformës në drejtësi, e cila do të fillojë së pari me një vlerësim të të gjithë trupës gjykuese, por dhe asaj hetimore ekzistuese. Një nga kriteret e verifikimit do të jetë dhe analiza e pasurisë së tyre, ku do të shihet nëse ajo justifikohet.
Në këtë mënyrë, jo vetëm ata, por edhe familjarët e tyre do të jenë objekt i hetimit. Por cilat janë pozicionet e punës së familjarëve të tyre? Gazeta “Shqiptarja.com” ka analizuar disa prej deklaratave të pasurive të gjyqtarëve në faqen Open Data, dhe ka vënë re se punët e deklaruara së bëjnë familjarët e tyre, janë nga më elitaret.
Ajo që vihet re, është mbizotërimi i profesionit të noterit, një licencë kjo shumë e dëshiruar nga shumica e juristëve në vend, dhe marrja e së cilës, përherë është konsideruar si një sfidë e aspirantëve, madje akuzat publike për korrupsion në këtë proces nuk kanë munguar në të gjithë historinë e demokracisë sonë. Mirëpo, për familjarët e gjyqtarëve kjo duket se nuk ka qenë e vështirë.

Comments

Submitted by Zef JESHILI (not verified) on

Nje nga pikat e reformes ne drejtesi, eshte qe, per te gjithe nepunesit e larte, prokurore, gjykates, notere, etj, etj, femijet, grate, do t'u rimerren ne testim. Ky eshte kusht i pa negociushem.
Te shikojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.