Po zgjidhet Presidenti i Republikës. PS shpall preferencat: E duam njeri normal

Postuar në 28 Mars, 2022 11:56

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka njoftuar sot në media se Partia Socialiste ka nisur një process konsultimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Zoti Balla ka vënë në dukje një zbulim të madh të partisë së tij:

Sot më shumë se asnjëherë ne kemi nevojë për një president normal

Dialog, konsultime, kushtetutë, proces, raunde, rregullore, Kuvend…gjithë këto terma e fjalë që të krijojnë përshtypjen se diçka shumë e rëndësishme po ndodh. Madje diçka më e rëndësishme akoma, diçka Serioze. Po zgjidhet presidenti i vendit, po kuvendon politika. Në të vërtetë politika mund t’ia kursejë të gjithëve këtë shfaqje bajate që është diskredituar prej kohësh. Ne jemi dëshmitarë të lloj e soj presidentëve të ciëlt sa më shumë kalon koha, aq më shumë ua thekson virtytet procedura. Kushtetua flet për cilësi personale, Partia e zotit Balla zgjedh me urdhër të Gramoz Ruçit, Ilir Metën president.

Pastaj Ilir Meta shpallet i çmendur, hetohet, asgjë nuk ndodh. Niset nga e para një proces shumë i rëndësishëm. Kemi nëpër këmbë një njeri si Bamir Topi. Ky ka qenë president, po vallë a sillet më si i tillë? Politikës i duhet shfaqja e procedurës për shkak se ashtu krijon aureola autoriteti. Por ne duhet të marrim seriozisht veten përpara këtyre. Edhe sepse në fakt ai/ajo që në Kushtetutë shpallet si unitet i kombit, ka qenë në rastin më të mirë një moment konsesusi i politikës. Të mos e fryjmë kaq shumë aftësinë tonë për të merituar virtyte.

Comments

Submitted by Heu bre (not verified) on

Dihet gje se kur do e shkarkoje PS-ja kete Presidentin e ri qe do jete njeri normal?
Padiskutim qe ne gjuhen shqiptare nuk ka fjale me ironike se sa fjala SOVRAN

Submitted by g.o.n.e. (not verified) on

SOVRAN duhet fshirë nga fjalori i shqipes. Është fjalë pa kuptim mes shqiptarëve, e tepërt si një Stradivari në dorën e njeriut të egër, duke perifrazuar Konicën.

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

Pyetja qe shtrohet ketu eshte e thjeshte ne dukje.
A munden anormalet te zgjedhin nje njeri normal? (Heu bre Burre. Luj Venit)
Kesaj i thone t`ia hypi Kau Peles e te tjeret shpresojn se do te pjelle Pela nje Manar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.