Shqipëria për shitje - nga qeveria

Postuar në 12 Shtator, 2011 03:07
Alfred Kola

Krahas shumë funksioneve antinjerëzore dhe antikombëtare qeveria shqiptare e vitit 2009 ka marrë edhe funksionin e agjensisë imobiliare në aktivitetin e të cilës përfshihet shitja e 28 mijë km² të Republikës së Shqipërisë dhe zonave të saj detare. Kur flasim për shitje të Shqipërisë nuk është fjala për shitje interesash kombëtare në politika ekonomike apo favore ndaj të huajve për të qëndruar në pushtet, sepse këto afera kanë dominuar historinë e Shqipërisë që nga koha kur ajo filloi të dokumentohej. Jo, flitet në kuptimin e drejtpërdrejtë për shitje reale të trojeve e parcelave tokësore dhe detare të vendit të të parëve dhe pasardhësve tanë. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që pjesë të saj shiten nga qeveri të pavotuara, anadollake dhe tradhtare deri në palcë. Mund të përmendim rastin e shitjes së Manastirit dhe Shën Naumit jugosllavëve nga qeveria e Zogut, vetëm për të mbajtur atë në pushtet, me një marrëveshje poshtëruese dhe kriminale për një njeri të zakonshëm, jo më për një kryeministër të vetshpallur mbret. Sigurisht edhe në historinë e botës perëndimore shitje territoresh nuk janë të panjohura. Më të famshmet janë blerja e Alaskës prej Shteteve të Bashkuara Rusisë në 1867 dhe blerja e Luizianës Francës së Napoleonit në 1803, territori i së cilës,duhet ta pranojmë që nuk kishte përmasat e shtetit të sotëm të Luizianës, por përfshinte gati ¼ e territorit aktual të SHBA. Por, ka një ndryshim thelbësor: ato ishin koloni të cilat Franca dhe Rusia e atëhershme ndoshta nuk mundeshin t’i kontrollonin dot më. Të shesësh troje nga trungu mëmë është krimi më i madh që mund të bëhet sepse, ashtu si vdekja, ajo ndodh vetëm një herë dhe zgjat përjetësisht. E këtë Shqipërisë nuk do t’ia bënte kurrë një shqiptar i vërtetë.

Kabllogramet e WikiLeaks-it zbuluan shumë anë të errëta të këtij procesi shitjesh që filloi me territoret ujore në atë që u quajt “marrëveshja e famshme e ujrave”, për të cilën shumica e shqiptarëve të thjeshtë treguan një indiferentizëm të turpshëm. U desh vetëm një zotëri i nderuar, patriot i vërtetë, ta ngrinte këtë çështje kombëtare në media e komunikim publik, një opozitë e ndershme për ta çuar në gjykatë Kushtetuese dhe një gjykatë e pavaruar nga tradhëtarët historikë që ta shvlerësonte atë. Por mënyra si i bëri negociatat qeveria shqiptare dhe si arriti në këtë marrëveshje, me kërkesën e Greqisë, që të tjerët të mos e merrnin vesh, është një prostitucion ndërshtetëror.

Kjo që ndodhi ngre hije dyshimi për atë që mund të pasojë në të ardhmen. A mos vallë kriza greke ishte e provokuar, ngaqë grekët fshehën paratë për t’i përdorur më vonë për blerje të territoreve jugore të Shqipërisë, qeveria e sotme e së cilës është e gatshme t’ia ofrojë pa asnjë mëdyshje? Duket si një konspiracion i pamundur, por ngjarjet e fundit të bëjnë të mendosh se gjithçka mund të ndodhë.  Kur Greqia bëri presion për aprovimin e MSA-së, atëherë rruga më e ndershme do të ishte që qeveria shqiptare ta ngrinte këtë çështje në instancat më të larta të Bashkimit Evropian, duke denoncuar ambicjet e shtetit grek dhe duke ua thënë troç e prerë atyre se Greqia po përdor pozitën e saj në Bashkim Evropian për të realizuar qëllimet e saj shoviniste dhe po përdor superfuqitë e Evropës për përfitime të paligjshme. Dhe sigurisht vendet anëtare të BE-së nuk do të rrinin duarkryq. Por qeveria shqiptare e nënshtruar deri në përulësi nuk e bëri këtë për arsye që dihen tashmë.

Shembulli më i qartë i rezistencës ndaj synimeve greke është Maqedonia, e cila po lufton për një emër dhe simbol kombëtar, që në fund të fundit nuk i përkasin asaj, sepse sllavët erdhën në Ballkan shumë shekuj më vonë se sa shkëlqimi dhe rënia e perandorisë së Filipit dhe Aleksandrit të Madh. Në këtë rast grekët nuk po marrin dot një simbol dhe emër që historia, duam apo s’duam ne, e drejtë apo e padrejtë, ia njeh asaj si pjesë e historisë së lashtësisë të qytetërimit helen.

Por kur vjen puna me Shqipërinë, Greqia merr gjithçka që do, kur dhe si e do. Madje kur qeveria jonë e nënshtruar nuk e ka në dorë t’ia japë asaj atë që ajo kërkon, një Ministër i Jashtëm grek kërcënon nga Prishtina popullin shqiptar se do të mbetet jashtë Evropës dhe një gjysh shfaqet pa pritur në Tiranë dhe me mishin e flashkur prej viteve mbi supe, kërcënon Ministrin tonë të Jashtëm njëqind e ca kilësh dhe me fizikun e një lojtari Wrestling-u, për të bërë sa më shpejt regjistrimin e popullsisë ashtu si do Greqia.

T’i falësh Greqisë fshehurazi, sikur të ishe një organizatë ilegale, pjesë të territorit dhe ndoshta t’i premtosh të tjera më vonë, kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare dhe ata që e bëjnë këtë nuk janë shqiptarë. Edhe këtë e them në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës. Historianët, nëse ka gjallë ndonjë shqiptar të vërtetë, duhet të nisin studimin e origjinës së njerëzve që ideuan dhe po realizojnë këtë copëtim të ri të Shqipërisë.

Shqiptarët e pastër ndihen sikur dikush i ka shtrirë përtokë dhe u ka vënë shkelmin në grykë dhe po i mbyt ngadalë me dhembje të tmerrshme. Dhe në këtë agoni të pashpresë në veshët e tyre vjen zëri i ndërkombëtarëve që thotë të durojnë deri sa dhimbja të marrë fund dhe vdekja t’i përpijë. Nëse shqiptarët do të pranojnë të pushojnë së ekzistuari apo do ta flakin tej këtë thundër që po i mbyt, do të jetë një zgjedhje që ata duhen ta bëjnë vetë sa më shpejt të jetë e mundur.

Comments

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Z. Kola, a egziston një format më i madh i fotos që keni vendosur?

Kjo është tradhti e pastër kombëtare.  Në çdo demokraci normale ata duhet të ishin para gjyqit dhe opozita duhet të bënte punën e vet, por edhe ajo nuk ka bythë se është e zënë të mbrojë interesat e klanit të vet.

Lul Basha e Sali Berisha dhe gjithë linja e përgjegjësisë duhet të dalin para gjyqit e të futen në burg për tradhti të lartë. Ndoshta sot ky gjyq është i parealizueshëm, por do të vijë ajo ditë kur ata të gjykohen dhe populli i ka gjyku.

Marrëveshja me Greqinë duhet të ndërpritet faktikisht (bllokim me ushtri i pjesës së detit) dhe kjo çështje duhet të çohet në Strasburg e në OKB.

Asnjë marrëveshje me Europën nuk e justifikon shitjen e territorit të Shqipërisë.

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Por kjo shitje nuk është nxjerrë me tellall nëpër Europë jo sepse nuk dinte Lul Basha e Sali Berisha ta nxirrte por sepse kanë qarkulluar para në Qipro a në Zvicër.

Submitted by Anonim (not verified) on

Greqia ka nje popull shume te manipulueshem dhe politikan te zot

Shqiperia ka nje popull (ne shumice) shume intuitiv dhe politikan shume te gjunjezuar ndaj te huajve dhe shume te ligj per popullin e vet

Submitted by raimondi (not verified) on

Por edhe opozita eshte dakort me kete shitje -Dhe ketu ka dicka se  Sala e shet se eshte ne pushtet dhe per qellimin qe ta mos kete kokecarje nga greket gjate qeverisjes se tij

--Ndersa Opozita e pranon ate shitje , ndaj edhe nuk flet asnje fjale kunder ,sepse eshte nje opozite e mbushur me Armiq te Shqiperise

--Pasi te jesh ne opozite dhe te mos thuash asnje fjale kur kundershtari yt politik gabon rendeshem  duke te dhene ty mundesine ta diskretitosh per tradheti ndaj Atdheut dhe ti nuk e ben...?????!!!!!!!!  -------Atehere  ,kjo eshte thjesht Tradheti

---Vetem Nje opozite e mbushur me armiq  mund t'i lejoje vetes  dhe te mos thote asnje fjale kur pushteti kryen akte politike antishqiptare -----

-Ndaj shoqeria shqiptare duke pasur nje opozite te tille te mbushur me spiune te grekut eshte KREJTESISHT E PARALIZUAR

-Ndaj i del detyre shoqerise shqiptare   te clirohet se pari nga kjo opozite e mbushur me ANDARTE GREKE  qe kane si qellim shkaterrimin e Shqiperise dhe pastaj te vendosin ne krye te opozites shqiptare patritote te vertete  me te cilet te luftojne kete pushtet te krimbur nga korrupsioni dhe tradhetite

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.