Aktivizohet sa herë i duhet Sali Berishës...
Që Bujar Nishani është prodhim politik i Sali Berishës, kjo nuk vihet më në dyshim, por vullneti i tij për t’u përdorur vazhdimisht nga ish-shefi i tij është një përdhosje që presidenca si institucioni më i lartë i shtetit nuk e meriton.
Gafat e bëra prej tij e kanë diskretituar si institucion, por më e rëndë është gatishmëria politike që tregon Nishani për t’i shërbyer ish-partisë së tij. Në një intervistë të dhënë paralelisht për Tv Klan dhe AbC News, ai ka përcjellë qëndrimin se standardet e komisionit të Venecias janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme, duke lënë të nënkuptohet se investimi i faktorit të jashtëm (ambasadorit LU), nuk duhet të jetë përcaktues për reformën.
“Standardet që ajo kërkon janë të pazëvendësueshme dhe jo të negociueshme në process. Tashmë kemi një produkt gjysëm të pregatitur, një brumë le ta quajmë ku ka një strategji nga grupet që kanë punuar deri më tash. Besoj se në fillim të janarit partitë politike duhet të ulen në një tryezë për të përcaktuar piketat e patjetërsueshme”-ka deklaruar Nishani.
Ai ka të njëjtin qëndrim me opozitën edhe për çështjen e bunkerit te Ministria e Brendshme, duke akuzuar qeverinë për dhunë. “Protesta e 8 Dhjetorit është një cëcshtje që I takon tërësisht opozitës dhe unë nuk marrë përsipër të gjykoj objeksionet dhe qëllimet e protestës. Vendosja e bunkerit në atë vend në kundërshtim të plotë me legjislacionin është një formë dhune, por gjithsesi unë ka adresuar mendimin dhe gjykimin tim edhe tek opozita dhe tek çdo qytetar I vendit se nuk është rruga e duhur për t’iu përgjugjur dhunës me dhunë”-theksoi Nishani.
Të dyja këto qëndrime thjesht sa vërtetojnë se presidenti që kemi është vegël politike në duart e Sali Berishës dhe pjesë e lobingut politik për interesa private të rretheve të caktuara politike.
http://tvklan.al/speciale-reforma-ne-drejtesi-nishani-koha-qe-partite-po...
Comments
of medet medet kapter,CARI
of medet medet kapter,CARI
E kam thene edhe here tjeter,
E kam thene edhe here tjeter, Bujar NISHANI, eshte pa karakter, dhe si i tille, kryen cdo veprim qe e urdheron Sali Berisha.
Bukar Nishani, eshte BREKE E BYTHES se Sali Berishes.
Add new comment