Klima e frikës dhe sundimi i familjes “Berisha”
Quiz: Kush ka qenë i pari që ka përdorur frazën “pushteti i familjes”, Edi Rama, Taulant Balla, Mero Baze, apo dikush tjetër? Duhet gjetur e duhet t’i japim një medalje, pasi “pushteti i familjes” nuk na qenka një sendërgjí opozitarësh. Përkundrazi, është një fakt, që verifikohet tanimë nga të gjitha drejtimet e nga shumë dëshmi. Njerëzit, me dëshirën për t’i parë gjërat ashtu si janë e për t’u vënë emrin e tyre, do ish dashur ta kishin bërë me kohë e me vakt këtë verifikim, pasi ndikimi i vajzës së kryeministrit në qeverisje është tanimë një gjë e provuar dhe e stërprovuar, të paktën në nivelin e fuqisë së saj për të rekrutuar, promovuar e graduar miq e shokë të vetët në të gjitha rangjet e qeverisë e të administratës, ndërsa emri i djalit të kryeministrit ka dalë qartazi në një numër situatash në aferën e Gërdecit. Të dy këta janë përfolur në shtyp edhe për rrethana të tjera, që kanë të bëjnë me blerje e shitje trojesh, me trafik influence në vendimmarrje, me lidhje të dyshimta me biznesmenë të vendit e të huaj, por të gjitha këto, edhe pse janë hamendje të besueshme, kanë nevojë të provohen e të dokumentohen mirë. Ndërsa në rastet e mësipërme, fëmijët “Berisha”, që nuk janë dhe aq fëmijë, janë qartazi “brenda”, me kokë e me këmbë.
Po pse po e nënvizoj këtë gjë pikërisht tani? Ngaqë ambasada amerikane ka të njëjtin mendim, gjithashtu? Jo, personalisht nuk më intereson më tepër se sa duhet opinioni i një ambasade, apo i një ambasadori; as fakte e të dhëna, të cilat jepen prej tyre. Sigurisht, zëri i tyre është një zë më tepër; për më tepër, është dhe zëri më i besueshëm në këtë kermesse-in shqiptar, pasi diplomatët amerikanë janë më të çinteresuar se sa aktorët lokalë për të goditur njërën palë, apo tjetrën, njërin politikan apo tjetrin. Por prapëseprapë, nuk do merrem me spekullime të tyret. Ajo që më ka goditur në mënyrë të veçantë është një provë e dhënë prej tyre, që konfirmon edhe njëherë tjetër dy gjëra të ditura e të thëna këtej nga anët tona: 1. Berisha po sundon tok me familjen; dhe 2. Në Shqipëri egziston një klimë frike prej bandës së Berishës; deri dhe personalitete e dinjitarë të lartë të shtetit nuk guxojnë të dëshmojnë fakte kundër kësaj bande.
Një parantezë. Kur dolën kabllogramet e para të WikiLeaks-it, në një shkrim të vetin në the Guardian, Timothy Garton Ash nuk i kursente lëvdatat në adresë të diplomatëve amerikanë, të cilët – kështu dilte, sipas tij, nga dokumentat e bëra publike – dëshmojnë dhe njëherë që janë vëzhgues të vëmendshëm, të kujdesshëm, inteligjentë e të rafinuar (këta përcaktorë janë të mijat, dhe i kam prej shijes që më ka mbetur qysh nga hera, kur kam lexuar shkrimin). I kam dhënë të drejtë Garton Ash-it në atë moment (kish pasazhe të tëra të WikiLeaks-it, të cilat, po t’mos e dije përse ish fjala, mund t’i merrje për vëzhgime eseistësh të sprovuar e scholar-ësh të regjur). I jap të drejtë më shumë në ditët e sotme, kur po dalin në dritë dokumenta që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Në tërësinë e tyre, këto dokumenta japin një tablo të plotë e të saktë të kësaj botës sonë; dhe materialet e publikuara janë të hartuara me një gjuhë të sofistikuar (s’e kam fjalën për gjuhën angleze; e kam fjalën për gjuhën) e me një stil tek-tuk nazik. Të kuptohemi, nuk janë të gjithë diplomatët amerikanë të tillë; por edhe nuk ka pse të jenë, në fund të fundit. Amá nuk mund të mohohet që këto kabllograme të nxjerra në shesh, përveç shumë dëmeve të mëdha që i kanë bërë diplomacisë amerikane, i kanë bërë dhe një të mirë: e kanë nxjerrë në dritë si një diplomaci elegante e eficiente. Dhe këtu po e mbyll parantezën. Por po mbetem në të njëjtat arsyetime.
Diplomacia amerikane është diplomaci e informacionit. Ata informohen, informohen, informohen. Në rastin shqiptar është pikërisht kjo që të tërheq vëmendjen. S’do ish keq që qysh tani t’u sugjeronim historianëve të nesërm të Shqipërisë që, për të gjetur të vërtetat e ngjarjeve tona, të mos harrojnë të rrëmojnë më së pari në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Një dëshmi, fjala vjen, si ajo e Luan Hoxhës, ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, nuk do kishin ku tjetër ta gjenin. Dhe po ndalem pak në këtë pikë. Për të dalë atje ku e fillova.
Është e frikshme, apo jo? Rezulton, që shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ka gjëra të rëndësishme për të thënë, ka dëshmira për të dhënë (në funksion të denoncimit të një regjimi të korruptuar e të denoncimit të “pushtetit të familjes”), dhe nuk ka guxim as t’ia thotë publikut shqiptar, as të informojë institucione të sigurisë kombëtare, të mbrojtjes së rendit publik, të shërbimeve sekrete, apo të hetimit. Çfarë bën? Shkon për t’u rrëfyer në Ambasadën amerikane, shkon atje për të thënë se djali i kryeministrit është i përzjerë në aferën korruptive të Gërdecit me pasojë vdekjen e gati 30 personave, shkon atje për të thënë se nuk mund ta thotë në vend tjetër këtë gjë; përndryshe, i rrezikohet jeta. Të njëjtën gjë paska bërë dhe zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. E shikoni se në ç’klimë të frikës e të terrorit jetojmë? Dhe me këtë klimë të terrorit prej “familjes” duhen shpjeguar shumë gjëra në Shqipërinë e viteve të fundit, një numër aleancash, heshtjesh, konvertimesh politike, qëndrimesh publike, rreshtimesh opozitarësh e gazetarësh në favor të pushtetit, etj. Ka dhe faktorë e mënyra të tjera për të shpjeguar gjëra të tilla (korrupsioni, sidozot), por klima e terrorit është, me sa duket, mjeti më i parë që mban më këmbë sundimin e familjes.
Dhe kështu, është hera për ta mbyllur me një quiz tjetër. Ç’është Shqipëria? Nuk e di. Mund të ketë shumë përgjigje. Por njërën, afërmendsh, e kam në majë të gjuhës: Shqipëria është një vend, ku një familje sundon e vetme, kryesisht nëpërmjet terrorit.
Comments
Jam dakort me te gjitha ato

Jam dakort me te gjitha ato qe thua Z.Nano.Bile jam pertej teje ne denimin qe bej vete per ato qe thuhen.Te gjithe shqiptaret dhe jo vetem , e dime se ne tragjedine e Gerdecit u vrane 26 (njezet e gjashte ) NJEREZ.Nuk e di pse ta ka anda te thuash rreth 30 njerez.Me "rreth",flitet per numrin e bimeve per hektar,ta zeme per kompiret apo per kollomoqin.Kur flitet per jete te humbura njerezish,flitet me numer preciz exakt,sidomos kur jane qarte te evidentuar, e jo te vdekurit e nje beteje kur kane kane marre pjese qindra mijera vete e po kaq mijera,kane humbur jeten .E habitshme ishte se dhe nje binjak i joti,ne mllef dhe ne ideologji,A.Stefani,fliste per 27 (njezet e shtate ) te vrare.Bile ky ishte me afer realitetit.Po pse or burre nuk thua 26 ,por rreth 30 veta.Jo njezet e gjashte,po edhe vetem 6, jane sa te duash,per te denuar dhe denigruar shkaktaret.Te gjitha argumentet e rendesishme dhe te verteta qe permend ne shkrim jane shume te nevojshme te dihen nga qytetaret.Po kur nga 26 me shkon ne 30,me qellim e caktuar,atehere them me bindje te plote, se ti nuk ke dhembje per ata fatkeqe qe humben jeten.Ti don te besh biznes me jetet e humbura te atyre qytetareve.Ateher ne fund them se ti je po aq pergjegjes sa Sali Berisha apo Shkelzen Berisha, e Luan Hoxha.Dhe e fundit bash e fundit,keto mendime te mijatper ty i kane shumica e shqiptareve,e per kete nuk ju ndjek kush mbrapa.MEDET PER JU TE GJITHE!

Ksaj i thone te merresh me
Ksaj i thone te merresh me gishtin kur po te tregojne Henen.
I nderuar ceshtja eshte shume e thjeshte: jetojme ne nje vend ku po instalohet diktatura dhe terrori, kaq gje ose nuk do ta kuptosh ose nuk arrin nga niveli i inteligjences.
O Robespieri (cfar lidhje ka

O Robespieri (cfar lidhje ka ky nik me ty), une Agimi (emri im i vertete) jam autori i percaktimit te Berishes si qelbi-i-qelbit shqiptar. Kete percaktim e bej vetem neper forume ..edhe neper forume e bej gjithe frike se mos kuptohem se cili jam.

Pra kam frike, shume frike!!!

Ne kete kuptim ,per mua, zoterijte Mero Baze, Mustafa Nano , Andrea Stefani me duken si ato herojte -mujot legjendare qe secili i vetem me nje shpate ne dore mundohej te vriste dragoin e zi me shtate-shtatembedhjete koka. Une i nderoj-vleresoj-respektoj shume per guximin dhe per kurojon duke shpresuar se nga dita ne dite do te rritet numri i njerezve qe do te guxojne per t'u perballur balle-per-balle me dragoin-bishen e zeze.

Me keto ndjenja kur i lexoj edhe anash kaloj ndonje shprehje p.sh.

"Eshte me shume njerezore dhe e respektueshme kur thuhet qe u vrane kater vete, 26 vete ose 28.000 vete se sa nja kater vete, nja 26 vete ose nja 28.000 vete."

Pra cfare dua te them , kur verejtja behet shoqerisht...edhe mund te pranohet.

Por une si Agim nuk mund te bashkohem me qellimin e verejtjes se juaj kur ju ne fund e mbyllni me :"Dhe e fundit bash e fundit,keto mendime te mijatper ty i kane shumica e shqiptareve,e per kete nuk ju ndjek kush mbrapa.MEDET PER JU TE GJITHE!"

Jane shume-e-shume shqiptare qe marrin kurajo nga ..edhe Mustafa Nano.

Dhe jo MEDET PER JU TE GJITHE...por JU LUMTE JU TE GJITHEVE.

Robespier, shendet dhe t'i rrosh nenes tende.

Ne fakt ne fakt,Mero Baze,jo

Ne fakt ne fakt,Mero Baze,jo Muji apo Halili,por ka qene vete Vlade Tepesh,alias Drakula,kur shante komunistet dhe Edi RAMEN,Gramoz Rucin e gjithe PARTINE. Ate te cilen e mbron sot.Me vjen keq qe nga Drakule,ra ne Muj apo Halil.Kam frike se prape do kthehet ne llogoren e vjeter.Sa per profesorin e MARKSIZMIT te Sholles"ENVER HOXHA"nuk kam komenete.Ai ka qendruar stoik ne kauzen e tij marksiste dhe per kete eshte per t'u respektuar. Megjithese komunizmi nuk e ka me shkelqimin e dikurshem kur e predikonte ai,te ajo parti e gjen frymezimin dhe ngushellimin.Behet fjale per SHOKUN ANDREA STEFANIN,ish profesorin tim te Marksizmit,por ne shkolle nate.

Puna eshte se ne Tirane nuk

Puna eshte se ne Tirane nuk eshte vetem nje Familje por jane shume Familje te mbledhura ne Klane.....Edhe n.q.s neser do vij Rama , Klanet qe rrethojne ate do ushtrojne nje Klime frike....hapur apo fshehur......Si Klanet e Nanos ne 2003-2005 apo Klanet e Metes 2001-2003. Kjo tregon se mungon Kultura minimale politike per tu vete-terhequr dhe njekohesisht Tregon se Shoqeria Shqiptare eshte nje Shoqeri akoma Tribale e mbeshtetur ne njohje-fisnore-familjare-krahinore ose per interesa te shkurtra bisnezi ne lidhje me Tenderat e Shtetit. Po ti shohesh te dy Krahet jane thjesht njerez "Provinciale" qe vijne nga Kultura "Tribale" fjala vjen nga Tepelena,Tropoja apo edhe Skrapari, ku "Uni" ne tavoline eshte gjithmone i pranishem.Po ashtu sic vijne edhe "Snob" Tirane te tipit Rama,Nano, apo edhe te tjere.... Pra thjesht kane nga nje Karton Universiteti .Fromimi i tyre le aq shume per te deshiruar si ai Kulturor apo edhe Familjar.....Ku Prania per tu Dukur dhe bere Show eshte shume e Theksuar..........Kjo eshte fatkeqesia ......

emri qe ke zgjedhur

emri qe ke zgjedhur eshte ' ' ' ' ????

je shume i sakte domethene edhe une ne ate version besoj

e kam lexuar emrin tend

eshte krye veper

i

i drejtohesha

ZHOZEF FUSHE .

Add new comment