Presidenti i kujton maxhorancës se është ende Ilir Meta
Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka ende në proces shqyrtimi vendimin për shkarkimin e tij, presidenti Meta është i bindur se mandatin do ta çojë deri në fund. Në një konferencë për mediat sot në mesditë, kreu i shtetit ripërsëriti 24 korrikun si finishin e mandatit të tij, ndërsa gjeti rastin edhe për të ironizuar Lulzim Bashën.
Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionin e presidentit. Nuk do të blindohet asgjë. Më 24 korrik ju kam premtuar që do të bëj një festë e më pas aty është populli i dy marsit, është shtuar shumë kohët e fundit
Duke iu drejtuar “rilindasve vendas e ndërkombëtarë”, Meta tha se do të vijojë të mbrojë Kushtetutën dhe zbatimin rigoroz të saj.
Presidenti rimori një shprehje të para disa viteve të ish-kryeministrit Berisha, drejtuar maxhorancës, që vijon të mbetet e njëjta, duke lënë të kuptohet kështu një rikthim në politikën aktive njësoj si ai.
Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjithë ata rilindas vendas e ndërkombëtarë, se do të varrosin de facto pluralizmin e Shqipërisë, do të ndëshkohen pafund, e do të marrin përgjigjen e merituar. Jam Ilir Meta u them atyre, o superbudallenj.
Comments
eshte stil ne shqiperi, njeri
eshte stil ne shqiperi, njeri i bie gozhdes tjetri patkoit, te gjithe bashke legenit!
Add new comment