Kjo është Amerika: Diskutojmë me Lulzim Bashën për forcimin e demokracisë!!!

Postuar në 28 Janar, 2022 23:38

Ambassadorja amerikane Yuri Kim Është rishfaqur publikisht me një takim në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në njoftimin përkatës, ambasada përcjellë njoftimin Sipas të cilat tema e takimit ka qenë: 

Falemnderit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer mbi çështje të bashkëpunimin Shqipëri-SHBA ku përfshihen mënyrat se si të forcohen institucionet demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Opozita e fortë me drejtimin përpara është thelbësore për demokracinë

Këto fjali i atribuohen zonjës Kim që përcjell kështu një mesazh mbështetjeje për njeriun e ri të amerikanëve në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë. Ajo që tërheq vëmendjen është teksti i mesazhit që është gati ofendues. Ne mund të mësojmë çdo gjë nga z. Basha, por vetëm për forcimin e institucioneve demokratike jo, sepse zotëria është i provuar tashmë si dikush që vetëm me demokracinë nuk ka lidhje.

Zonja po mbështet njërin krah të politikës dhe këtë e bën shteti që ajo përfaqëson, shtet i cili ka hyrë në një fazë të re të raporteve në këtë vend. Amerika u prezantua me aureolën e një vendi shpëtimtar në vitet ’90 dhe që këtej rridhte edhe ai autoriteti moral i saj. Mirëpo sot, në krah të Lulzim Bashës vetëm aureolë nuk mund të kesh, ndaj edhe ShBA është kthyer tek ajo që di të bëjë më mirë: politika e forcës. 

Është e sigurt se mbështetja për Bashën është në suazën e fushatës për zgjedhjet dhe si përgjigje ndaj lëvizjeve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilin zonja Kim nuk e takon prej kohësh. Por këtu nuk kemi vetëm mbështetje sepse sa më e madhe të jetë prezenca amerikane në selinë e opozitës, aq më e varur duket ajo nga mbështetja e huaj. Çka e dobëson atë. Kemi të bëjmë edhe me marrje sigurimesh për angazhimet e Bashës, të cilit po i kalohet hipoteka e një selie. 

Cila politikë e bën këtë? Çfarë politike është kjo që dekreton se kush është demokrat e kush jo? Këtë mund ta kuptojmë më mirë nga shembujt e shembjes së Amerikës kudo ku ishte këto dekada e ku ra miti i pagabueshmërisë dhe korrektorit moral të botës, ashtu edhe i pathyeshmërisë. Kështu do kuptojmë më mirë se çfarë do të thotë Lulzim Basha për politikën e ShBA, në mënyrë që të mos errësojmë arsyen. 

Ta kuptojmë këtë politikë për atë që është e t’i urojmë fundja të dy palëve dashurim të mbarë në lulishten e demokratizimit. Njësoj si në Irak, Afganistan e me radhë, gjithnjë duke shpresuar se shumëkush do të referojë te ky model pa heshtur siç ka bërë zonja Kim për disa javë, përfshirë edhe skandalin antidemokratik të konsumuar në atë që është një sherr rrugaçëror për FShF.   

Comments

Submitted by Qytetari maskara (not verified) on

Po ke te mbeshtesi kjo?
Saliun?
Sipas jush ke?
Se duhet nje opozite apo jo?
Opozite te re kur nuk pjell populli dot sado i shtypur eshte, ta.pjelli Kimi thoni ju?
Apo ju doni te rri Rama?
Jepini drejtim o burrat e dheut se kolaj me bo ironi e me i shajt te gjithe, po gjerat duhet te ecin perpara.
Shikoni Narcos Meksiko qe te kuptoni se amerikanet nuk veprojne me ritmin e emocioneve tona dhe as na kane ndonje borxh te zgjidhin ato qe duhej ti zgjidhnim ne vete

Submitted by redaksia on

Ne fakt ngado te shohesh amerikanet me gure i kane zene. Sigurisht fajin e ka bota qe s'i kupton motivet e tyre fisnike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.