“Dyert e mbyllura, e ardhmja që ofron PD-ja e Bashës”  

Postuar në 07 Janar, 2022 12:40

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Berisha dhe mbështetësit e tij, një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit shkuan në selinë blu, për t’u përballur sërish me dyert e mbyllura. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Ervin Minarolli, tha se më 8 janar, demokratët do të ekzekutojnë vendimin e referendumit të 18 dhjetorit.

“Kemi tentuar dhe dje e pardje deputetë, anëtarë të Grupit të Rithemelimit, por selia është e mbyllur. Është rast unikal që partia mbyll dyert e mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, ndaj është i nevojshëm rithemelimi. Nesër demokratët nga e gjithë Shqipëria do të ekzekutojnë vendimin”, tha Minarolli.

Komisioni i Rithemelimit ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, 8 janar, në Tiranë. Demokratët që mbështesin Berishën pritet të mblidhen para selisë blu, me qëllim që ajo të mos kthehet “në bunkerin e pengun, por në shtëpinë e demokratëve”.

Protesta do të nisë në mesditë, tre ditë pas afatit që Komisioni i Rithemelimit i ka lënë Bashës për t’u larguar nga detyra e kryetarit.

Comments

Submitted by Katarakti (not verified) on

Mustafa Nano vertitet midis mediokritetit dhe mesjetarit arkaik! Ky,Muci,nuk do Saliun dhe Bashen por edhe Ramen! Eshte ne te drejten e tij! Por te fajesosh Ramen per luften e djalit plangprishes kunder te jatit, eshte vertet nje mediokritet, si te gjithe analistet e mire paguar shqiptare!

Submitted by redaksia on

Ca lidhje ka ketu Mustafa Nano? I cili ka 4 vjet qe nuk ben pjese dhe as e ka me kete faqe web? Drejtoju inteligjeces tende per pergjigjen.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.